Shkencëtarët zbulojnë qytetin biblik të Sodomit

Publikuar tek: kulture-art, më 08:05 14-10-2015 Shkencëtarët zbulojnë qytetin biblik të Sodomit

Pas shumë dekadave kërkime, arkeologët besojnë se mund të kenë gjetur rrënojat e qytetit biblik të Sodomit.

Ekspertët që studiuan zonën e Tall el-Hammam në Jordani besojnë se kanë gjetur qytetin gjigand të Epokës së Bronztë, apo qytetin biblik që thuhet se është shkatërruar nga vetë Zoti. Sipas arkeologëve, rrënojat e qytetit të zbuluar përkojnë me përshkrimin e qytetit në librat e shenjtë.

Sipas atyre që rrëfejnë këto libra, Luti jetoi në të njëjtën kohë me Ibrahimin. Ai u dërgua si profet në një prej popujve fqinj me popullin e Ibrahimit. Populli i Sodomit praktikonte një veprim të ulët të panjohur deri atëherë të quajtur sodomizëm, apo siç quhet sot homoseksualizëm. Kur Luti i këshilloi të hiqnin dorë nga ky zakon dhe i paralajmëroi për një dënim të mundshëm, ata e kundërshtuan dhe vazhduan rrugën e shthurjes. Sipas librave të shenjtë, më pas Zoti vendosi t’i dënojë ata duke shkatërruar qytetin historik dhe vrarë këdo që banonte në të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 80 vite nga lindja e mjeshtrit/ Saimir Pirgu kujton Pavarottin: Gjithmonë në zemër Luciano (FOTO)
Statujat që puthen dhe përshkojnë njëra-tjetrën, ja historia e trishtë e dashurisë »
Article Logic
Execution time: 0.02354097366333
array(1) { ["section"]=> string(53) "shkencetaret-zbulojne-qytetin-biblik-te-sodomit-23078" }