Shkencëtari Michio Kaku pohon se Zoti ekziston, ja teoria e tij

Publikuar tek: bota, më 17:40 26-09-2016 Shkencëtari Michio Kaku pohon se Zoti ekziston, ja teoria e tij

Shkencëtari i famshëm Michio Kaku i njohur për kontributet e tij në shkencë ka dhënë një deklaratë tepër të fortë duke thënë se “Zoti ekziston” dhe se ka prova për këtë.

Kaku është një fizikan i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.

Shkencëtari ka deklaruar se ka gjetur provën për ekzistencën e një force që “drejton gjithçka”.

Ky pohim natyrisht që ka krijuar trazira në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikanti duke përdorur teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritur në përfundimin se ne jetojmë sipas një lloj ‘Matrix-i’’:

‘Kam arritur në konkluzionin që gjendemi në një botë të krijuar nga një inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojrat e preferuara, sigurisht më komplekse dhe e paimagjinueshme’’, thotë ai.

‘Më besoni, gjithçka që gjer më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara dhe jo  të përcaktuara sipas mundësive universale, Zoti është një matematicient i madh’’ deklaroi shkencëtari.

Kjo deklaratë bëri bujë jo vetëm në komunitetet shkencore por kudo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071048736572266
array(1) { ["section"]=> string(68) "shkencetari-michio-kaku-pohon-se-zoti-ekziston-ja-teoria-e-tij-54167" }