Shkëndija e shqiptarëve pranë historisë, kapiteni vulos rezultatin

Publikuar tek: sport, më 22:35 28-07-2016 Shkëndija e shqiptarëve pranë historisë, kapiteni vulos rezultatin

Shkëndija - Mlada 2-0

Shënues: Junior 69', Hasani 75'

Shkëndija luajti me skuadrën e Mlada Boleslav, takim i vlefshëm për raundin e tretë eliminator të Europa League. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Një paraqitje shumë  e mirë e shqiptarëve të Maqedonisë, por që nuk kanë mundur të konkretizojnë rastet e krijuara siç duhet në këtë pjesë loje. Kapiteni Ferhan Hasani kishte dy raste të pastra, por portieri mik nuk i la mundësinë t'i gëzohet një goli në këtë fraksion loje, shkruan Newsport.al.

Pjesa  e dytë ishte akoma më e mirë se e para. Shkëndija e Tetovës është pranë historisë. Në këtë fraksion loje u shënuan dy gola nga Junior në minutën 69' dhe kapiteni Ferhan Hasani vulosi rezultatin në 2-0 në minutën e 75'. Një paraqitje e mrekullueshmë nga kuqezinjtë e Tetovës, të cilët janë një hap larg kualifikimit historik.

Ndeshja e ardhshme do të luhet pas një jave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Gostivari, Shkodran Mustafi publikon një foto të veçantë
Armando Sadiku cakton se ku do të luaj sezonin e ri »
Article Logic
Execution time: 0.28209209442139
array(1) { ["section"]=> string(71) "shkendija-e-shqiptareve-prane-historise-kapiteni-vulos-rezultatin-48044" }