Shkëndija fiton ndeshjen e parë të “Europa League”, tifozët ndezin stadiumin

Publikuar tek: sport, më 22:32 30-06-2016 Shkëndija fiton ndeshjen e parë të “Europa League”, tifozët ndezin stadiumin

Shkëndija e Tetovës ka fituar mbrëmjen e së enjtes me rezultatin 2-0 ndaj Krakovës, në sfidën e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

Ky rezultat e bën edhe më të lehtë takimin e kthimit për kuqezinjtë. Tifozët e kësaj skuadre njihen për mbështetjen që i japin ekipit të tyre. Edhe pse ndeshja luhet ndaj ekipit polak, në shkallët e stadiumit të Shkupit dëgjohen thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Tifozët e këtij ekipi i kanë kushtuar Kombëtares shqiptare të futbollit edhe një banderolë: “Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqiptar”.

Shkëndija e Tetovës fitoi disa javë më parë edhe në Kupën e Maqedonisë, duke mundur Rabotniçkin në finale me rezultatin 2-0, raporton “expres”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moment i pazakontë në Euro 2016, tifozi hyn në fushë, 12 persona i vihen nga pas (Video)
11-metërshat nderojnë sërish Portugalinë, gjysmëfinalistja e parë e Euro 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.075363874435425
array(1) { ["section"]=> string(79) "shkendija-fiton-ndeshjen-e-pare-te-europa-league-tifozet-ndezin-stadiumin-45101" }