“Shkërrmoqet aleanca e qelbësirave”, Berisha në krah të Naços pas dorëheqjes

Publikuar tek: politike, më 15:17 09-11-2015 “Shkërrmoqet aleanca e qelbësirave”, Berisha në krah të Naços pas dorëheqjes

Për Berishën dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço është “dëshmi e shkërmoqjes së kabinetit të "aleances se qelbesirave"! Sipas ish kryeministrit Naço nuk mund të pajtohet me Edi Ramën dhe përjashtimin e ministrisë që ai drejtonte nga reforma e drejtësisë.

“Të dashur miq, Naço dha dorëheqjen, si dëshmi e shkërrmoqjes së "aleances së qelbesirave". Ai nuk mund të pajtohej me Edi Ramën dhe përjashtimin e ministrisë së drejtesisë nga reforma e sistemit të drejtesisë dhe zëvendësimin e tij dhe ministrisë që ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, përfaqësuesi i klaneve të drogës dhe krimit dhe suita e tij, që ka hartuar, në përputhje me urdhërat e Ramës, projektin e asgjësimit të pushtetit gjyqësor dhe zëvendësimit të tij me vullnetin e Edi Ramës”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja dy emrat që përflitet se do zëvendësojnë Nasip Naçon
Ylli Manjani në zyrën e Ramës: Kushdo që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm »
Article Logic
Execution time: 0.019351959228516
array(1) { ["section"]=> string(79) "shkerrmoqet-aleanca-e-qelbesirave-berisha-ne-krah-te-nacos-pas-doreheqjes-25032" }