Shkodër, AKU akuzon Tatimorët: S’rregjistroni bizneset. Tatimet: AKU, gënjen

Publikuar tek: ekonomi, më 20:52 21-02-2015 Shkodër, AKU akuzon Tatimorët: S’rregjistroni bizneset. Tatimet: AKU, gënjen Nje biznes i bllokuar nga AKU ne Shkoder

Drejtoria e Tatimeve në Shkodër dhe Agjencia Kombëtare e Ushqimit janë përfshirë në një “sherr” shkresash për subjektet e regjistruara ose jo në këtë qytet.

“Gjatë inspektimit në Durrës kemi vërejtur 420 subjekte që nuk kanë numër nipti. Ia kemi dorëzuar listën drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. Subjektet e kontrolluara janë të shërbimit social si bar kafene, njesi të tregtimit të produkteve ushqimore, me origjinë shtazore ose jo. Do të vazhdojmë kontrollet edhe në Pukë e Malësinë e Madh” deklaroi inspektori i AKU Hilmi Erkoçi, sipas shkodrapress.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. “Ne si institucion nuk kemi dijeni për një shkresë të tillë. Nuk e di se ku i gjen AKU këto informacione. Megjithatë, ne në punën tonë të përditshme vazhdojmë të ushtrojmë kontrolle dhe presion te bizneset, ato që nuk janë Brenda rregullave, apo ato që duhet të regjistrohen” thotë specialistja e tatimeve Uarda Albunesa.

Sipas saj që nga janari i vitit 2004 e deri më tani, janë 2000 biznese që janë regjistruar pranë tatim taksave në Shkodër. “Për subjektet që evidentojmë se janë pa regjistruar, marrim masën e konfiskimit të mallit” thotë ajo. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028707981109619
array(1) { ["section"]=> string(76) "shkoder-aku-akuzon-tatimoret-s-rregjistroni-bizneset-tatimet-aku-genjen-4060" }