Shkodra që shkel sot Kryeministri dhe shoqëruesi i tij i parë

Publikuar tek: analiza-komente, më 20:46 07-03-2016 Shkodra që shkel sot Kryeministri dhe shoqëruesi i tij i parë

Nga Romeo Gurakuqi

Kryeministri ishte në Shkoder: u kthye ne vendin të cilit ia shkatërroi përfaqësinë, ia dhunoi standardin intelektual e qytetar, të fjalës e të drejtimit, vendin të cilin e vendosi nën kontrollin e pjesës së “fortë” të shoqërisë. Por atij sot në Shkodër, nuk ia presin fjalën, sikur i ndodhi Blushit në Elbasan, mu para Tij; Atij nuk arrijnë t’ia thojnë dot përballë këtë që ai ka prodhuar. Nuk ka kush t’ i thote nje fjale te mençur: vendi ku ka gjete te ndalet sot, Partia e tij në Shkodër, është e “vendosur” e gjitha ne rresht. Edhe mua më “vendosën” në rreshtin e pritjes në rrugë; më penguan për të dalë nga Shkodra, pa kryer Ay hyrjen e tij “triumfale”, i shoqëruar me dhjetra e dhjetra forca policore, që monitoronin çdo kryqëzim. Po marr vesht se Kryeministri ka shkue ne Gjimnazin “28 nentori”, vater e dijës shqiptare, themelue nga mendjet më të arsimueme të kombit. Po më kujtohet me këtë rast një ngjarje e nëntorit 2013, që më detyroi t’ i shkruaja menjëherë Atij, Kryeministrit të vendit, për ta vënë në dijeni për një ngjarje të pakonceptueshme deri atehere, duke mendue qe Ay s’kishte njohuri mbi ate cfare benin vartesit e Tij: heqjen nga puna te trashegimtareve, te arsimuar ne universitetet me te mira perendimore, te ketyre personaliteteve qe kishin themeluar arsimin shqiptar dhe ndertue administraten e shtetit. Por jo, isha gabuar: largimet nga puna ishin te paramenduara dhe te projektuara nga Ay vete: Ishte Ai i njejti, Shkelqesia e Tij Kryeministri, qe kishte urdheruar me heq bijte e shkolluar te intelektualeve pa parti. Ishte Ai qe kishte urdheruar largimin e gjithe atyre qe hipotekisht ishin jo pjese e kastes se Partise se tij te Punes, pavaresisht nga shkollimi dhe une smund te merrja kurre pergjigje te ndergjegjshme nga Ay. Isha adresuar gabim, tek njeriu i gabuar qe drejton Shqiperine, prej gati tre vitesh, ne bashkeshoqerim me nje krye personazh tjeter po aq te paskrupull dhe shume me mizor, persa i perket skemave te nenshtrimit dhe kontrollit te shoqerise. Po sa niper e mbesa shkodranesh te shquar ka dhunuar Ay dhe Ai tjetri keto 32 muaj? Po sa bij e bija shqiptaresh te thjeshte ka dhunuar dhe po dhunon ne administrate establishmenti i tyre?! Dhe kur mendon se këtë aksion shnderrues e drejton nje sternip i një piktori te madh shkodran, të vjen të bërtasesh: Jo nuk do te duhej te ishte ky modeli nje Kryeministri te Shqipnise demokratike, dhe as kjo sjellja politike e administrative e nje partie europianiste. Ai erdhi në Shkodër sot, në vendin, qe nuk mund te nenshtrohet, pavaresisht se sot hesht dhe injoron; Ai erdhi ne vendin, diaspora e të cilit e sfidon atë dhe ortën e tij të urrejtjes, të përçmimit, të izolimit dhe përçarjes kombtare. Ai erdhi serish në vendin ku ka investuar vetëm 1% te parave qeveritare, 18 herë më pak se ne Vlore, 11 here me pak se ne Fier, por diskriminimi qe Ai dhe qeveria e Tij jane duke i bere Shkodres, nje dite do t’i kthehet mbrapsht, sikurse u eshte kthyer paraardhesve te Tij te ngjashem, 2 5 vite me pare.  Kush do ta ndalë marrezinë e sistemit të tyre?

E gjithë qeveria e tyre  është bazuar në lidhjet personale të dy personave që rakordohen në Vilen 31: një qeveri që bazohet në sundimin e një bashkësie të familjarëve dhe miqve të dy personazheve kryesore dhe në një underground kriminal të padukshëm, por mjaft qartë të konfiguruar përditë. Ky trend është  përkundër me nevojat e krijimit të një demokracie moderne, e cila si rregull del përtej lidhjeve familjare dhe miqësore, drejt  një sistemi administrimi impersonal. Sistemi që kjo mazhorancë ka krijuar deri më sot është i njohur në literaturë si Sistemi Paulette (Opozita e sotme shqiptare e therret ne menyre të vetedijshme Olssys System): zyrat dhe sherbimet u jepen me koncension ose u shpërndahen fëmijëve, vëllezërve, motrave të nje kaste të përcaktuar si trashëgimi.

Pavarësisht pretendimit për një mandat demokratik të marrë me 1 milion shuplaka më 2013, regjimi i krijuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta, ka një rënie të qartë drejt autoritarizmit, duke u shmangur tërësisht nga programi mandator, një rënie të qartë në një ndërlidhje me krimin e organizuar, korrupsionin galopant dhe pamundësinë e qeverisë për me u krijue njërëzve shërbimet bazike të nevojshme për jetesë. Rasti i diskriminimit  të qartë të Shkodrës, të cilin dje kryeministri ynë i nderuar e vizitoi, është tipik.

Kur një qeveri shtyp dhe korrupton gazetarët, krijon diferencime në shoqëri,  bazuar mbi baza politike dhe krahinore, duke shtypur dhe privuar një pjesë të saj dhe duke ia pilotuar asaj përfaqësinë, kur mbyt fjalën e lirë dhe godet individët e pavarur përmes gangsterizmit ordiner, atëherë etiketa e vetme me të cilen ajo qeveri mund të etiketohet është pushtet autoritar, që në qofte se nuk ndalet në kohë, sot, nesër do të bëhet despotik, mbasi dhuna e padrinove do të mbysë çdo shpresë me folë edhe kaq.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.084388971328735
array(1) { ["section"]=> string(67) "shkodra-qe-shkel-sot-kryeministri-dhe-shoqeruesi-i-tij-i-pare-34496" }