Shkodranët në ditë të 'errët', disa të emocionuar e disa të ftohtë si akulli

Publikuar tek: sport, më 06:49 25-05-2018 Shkodranët në ditë të 'errët', disa të emocionuar e disa të ftohtë si akulli

Në Shkodër është një ditë zie. Ekipi më i vjetër i futbollit tonë, Vllaznia ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë dhe sezonin që vjen do luajë në ligat inferiore të futbollit tonë.

Në çdo cep dëgjon të flitet vetëm për Vllazninë dhe për faktin se si një ekip me një histori dhe traditë të tillë degradoi deri në këtë pikë.

Shumë janë të emocionuar e ndoshta iu mbushen edhe sytë me lot kur iu përmend faktin se Vllaznia ka rënë në Kategorinë e Parë. Dikush është më i ftohtë dhe e pranon një fakt të tillë pavarësisht se me dhimbje e dikujt ndoshta nuk i del as mllefi pas drejton gishtin e akuzës te administrimi që i është bërë ekipi nga Bashkia, trajnerët dhe lojtarët. Ndoshta për të gjetur fajtorin është vonë sepse çfarë edhe bërë nuk ç’bëhet dhe Vllaznia sezonin që vjen do e gjejë veten në Kategorinë e Parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rënia e Vllaznisë nga kategoria, revoltohet këngëtari shqiptar: Nuk e meriton, është feja e shkodranëve
»
Article Logic
Execution time: 0.004429817199707
array(1) { ["section"]=> string(80) "shkodranet-ne-dite-te-erret-disa-te-emocionuar-e-disa-te-ftohte-si-akulli-122013" }