Shkoi në aktivitetin ku ishte Rama, gazetari s’mban më për deputeten: “Ulërimat e Majlinda Bregut: o Aldooooo, firmose atë leje dhe mos e zgjat"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:18 07-05-2017 Shkoi në aktivitetin ku ishte Rama, gazetari s’mban më për deputeten: “Ulërimat e Majlinda Bregut: o Aldooooo, firmose atë leje dhe mos e zgjat

Në eventin e organizuar ditën e djeshme në Gjirokastër në Ditën e Europës, nga Romana Vlahutin, nuk ka mungur dhe deputetja e PD-së Majlinda Bregu.

Në një lidhje “live” nga Gjirokastra, teksa Rama mbante fjalën e tij në Kalanë e Gjirokastrës, kamerat e ERTV kanë kapur dhe deputeten Majlinda Bregu teksa qëndronte pranë ish-ministrit Bledi Çuçi dhe dëgjon Ramën.

Kritikat kanë qenë të shumta por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetes Bregu e cila tha ndër të tjera se “kujdo që nuk i pëlqen, le të marrë frymë e të mendojë mirë cila është e ardhmja që Shqipëria meriton”.

Sakaq, spikeri i News 24, i njohur për qendrimet e tij të djathta, Bledian Koka bën një koment me titull “Ajo që kërkonte Europën në Shqipëri” ndërsa tregon prapaskenat sipas tij,të marrjes së lejes së shtëpisë së ish-ministres, shtëpi ngjitur me muret e Kalasë së Prezës.

KOMENTI I PLOTË I BLEDIAN KOKËS:

Ajo qe kerkonte Europen ne Shqiperi...

Pak e kujtojne se ne fund te mandatit qeverises te PD ne 2013-en, Ministria e Kultures e asokohe firmosi nje vendim skandaloz qe i hapte rrugen ndertimit te nje shtepie ngjitur me muret perendimore rrethuese te Kalase se Prezes. Vendimi ishte ne shkelje te plote me te gjitha ligjet e trashegimise kulturore. Ai vendim ishte me shume gjase edhe vula e fundit e turpit per nje qeveri qe e kish humbur arsyen dhe jo me kot mori dhe 1 milione shpulla bytheve e iku tek shpia. Arsyeja e asaj leje skandaloze ndertimi ishte vetem nje. Ulerimat e ish Ministres se Integrimit ne celularin e homologut te saj te Kultures me fjalet: "o Aldooooo, firmose ate leje dhe mos e zgjat". Aldo e firmosi lejen duke shenuar ndoshta te vetmen vule turpi ne karrieren e tij si minister. Si rezultat, sot e gjithe diten shtepia e disate e Majlinda Bregut qendron si çiban ngjitur me muret shekullore te Kalase se Prezes. Sot Majlinda Bregu ndersa i shkon pas Edi Rames qe nuk le fjale pa nxjerr nga goja duke kritikuar BE-ne edhe ne diten e saj te themelimit, thote se "do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!". Pra per Majlinda Bregun te ndjekesh Edi Ramen eshte te ndjekesh Europen. Per Majlinden, ti hedhesh balte opozites qe te beri "fatin politik" dhe me shtepi te disate ngjit me Kalane e Prezes, eshte po ashtu te ndjekesh Europen. Majlinda Bregu mund te beje çte doje me fatin e saj politik te dhuruar me bujari te tepruar nga Berisha, dhe nese te ulet afer Blendi Cucit perballe Edi Rames per te eshte te ndjekesh Europen, kjo eshte zgjedhje e saj. Por ama per ne qe i dime 5 gjera, morali e do qe ti themi zonjes ne fjale se ti qe i kerkove pronat e burrit edhe aty ku nje europian i mire nuk do te guxonte kurre, je sot shembulli me i mire se pse qeveria dje i meritoi 1 milion shuplakat bytheve, dhe nje tjeter arsye kryesore pse qeveria e sotme do marre 1 milion e kusur te tjera po ne te njejten vend.
p.s...Ne kete pike sna mbetet veçse te shpresojme qe ndersa Majlinda po ndiqka Europen neper Shqiperi, do Zoti te mos gjesh ndonje prone te burrit ne ndonje kala tjeter...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026309967041016
array(1) { ["section"]=> string(144) "shkoi-ne-aktivitetin-ku-ishte-rama-gazetari-s-mban-me-per-deputeten-ulerimat-e-majlinda-bregut-o-aldooooo-firmose-ate-leje-dhe-mos-e-zgjat-77766" }