Shkoi për të ndjekur një ndeshje, Olsi Rama ballafaqohet me pamje horror në stadiumin serb

Publikuar tek: sport, më 21:58 13-12-2017 Shkoi për të ndjekur një ndeshje, Olsi Rama ballafaqohet me pamje horror në stadiumin serb

Derbi i Beogradit, Partizani Beograd-Cërvena Zvëzda është kthyer në një arenë dhune dhe përleshjesh mes tifozëve.

Tifozët e skuadrës vendase, Partizanit të Beogradit janë konfliktuar mes njëri-tjetrit, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe të degjenerojë në dhunë të ashpër.

Përveç grushtave, janë përdorur dhe sende të forta të cilat kanë shkaktuar plagë të mëdha te tifozët.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën e cila ka qenë tepër e ashpër për disa minuta rresht.

Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë arrestuar disa prej huliganëve që provokuan këtë konflikt, i cili ka lënë pasoja të mëdha te tifozët e Partizanit të Beogradit.

I pranishëm në stadium ishte dhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama, i cili shoqërohej edhe nga presidenti i klubit shqiptar të Partizanit, Gazmend Demi.

Screenshot_41.jpg

Screenshot_43.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk është De Biazi, Jahmir Hyka zbulon trajnerin më të mirë të kombëtares
I shënoi golin Al Jazira, Ronaldo arkivon rekordin botëror »
Article Logic
Execution time: 0.025001049041748
array(1) { ["section"]=> string(96) "shkoi-per-te-ndjekur-nje-ndeshje-olsi-rama-ballafaqohet-me-pamje-horror-ne-stadiumin-serb-102990" }