Shkoi për të përfunduar MASTERIN në Angli, i riu shqiptar kthen shtëpinë në punishte të kanabisit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 12-01-2019 Shkoi për të përfunduar MASTERIN në Angli, i riu shqiptar kthen shtëpinë në punishte të kanabisit (EMRI) Armelind Rexha

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi akuzohet për kultivim kanabisi me vlerë 672,000 paund.

22-vjeçari Armelind Rexha, kishte shkruar në Angli për të përfundur studimet e tij në Master por përfundoi duke kultivuar rreth 800 bimë kanabis.

I riu e pranoi fajin para trupës gjykuese, duke u shprehur se ishte detyruar që kultivonte kanabis në mënyrë që të mblidhte të ardhura pasi familja e tij kërcënohej me jetë. 

'Rexha është një njeri i arsimuar me një diplomë. Qëllimi i tij nuk ishte që të vinte dhe të angazhohej në kriminalitet por të përfundonte studimet. Ai u detyrua që të merrej me aktivitete të jashtëligjshme',tha avokati i tij mbrojtës, Alex Bousfield.

Rexha u arrestua më 7 dhjetor të vitit të kaluar pasi u zbulua se shtëpinë e tij  e kishte kthyer në një vend kultivimi të kanabisit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ÇMENDURIA pas filmit “Bird Box” të Sandra Bullock, nis sfida #BirdBoxChallenge në SHBA, njerëzit përplasen me makina duke ecur në errësirë
Vjedhja e armëve në bazën e Pashalimanit, flet ushtaraku: U largova nga vendi i punës sepse... »
Article Logic
Execution time: 0.023025035858154
array(1) { ["section"]=> string(108) "shkoi-per-te-perfunduar-masterin-ne-angli-i-riu-shqiptar-kthen-shtepine-ne-punishte-te-kanabisit-emri-148480" }