Shkolla çon të miturit të shohin film me skena seksi e përdhunim, Bombaj: S’është film erotik

Publikuar tek: kulture-art, më 10:00 17-03-2015

Një debat i madh është hapur në qytetin e Sarandës lidhur me një ide të shkollave “9 Tetori’’ dhe ‘’Adem Sheme’’ për të çuar nxënësit e tyre për të parë një film në kinema. Deri këtu nuk ka patur probleme, por pas shikimit të filmit një pjesë e nxënësve 12-13 vjeç janë ankuar tek prindërit e tyre se filmi nuk ka qenë fare i përshtatshëm. Por regjisori Bombaj thotë se filmi nuk është erotik.

Nxënëset kanë rrëfyer se janë ndjerë në siklet në prani të bashkëmoshatarëve të tyre, kur kanë qenë të detyruara të shikojnë skena seksi e përdhunimi.

Filmi ‘’Pijanecë të ajrit të egër’’ i Leonard Bombajt ka ngjallur edhe reagimin e Partisë Demokratike të Sarandës, duke deklaruar se Drejtoria Arsimore I ka detyruar nxënësit me anë të një udhëzimi që të shkojnë në Kinoteatrin ‘’Butrinti’’, duke u mbledhur atyre edhe nga 200 lekë secili për biletën.

Sipas vetë fëmijëve të shkollave nëntëvjeçare, situatat më të rënda në film ishin përdhunimi dhe ilaçet e përmendura si stimulant seksualë. Nxënëset janë shprehur se ato kanë hyrë për të parë filmin  por paraprakisht mësuesit nuk u kanë treguar se për çfarë filmi fliste.

Kreu i Zyrës së Arsimit Sarandë, Astrit Llanaj ka thënë se filmi u është referuar nga Ministria e Arsimit si orë edukatike, kurse vetë regjisori Bombaj është shprehur se filmi nuk është erotik. “ Filmi absolutisht brenda moralit, rrëfen situata adoleshentësh se si jetojnë mes tyre dhe të rriturit disa gjëra nuk i dijnë. Filmi mbi të gjitha është një Panair publik që i drejtohet prindërve për të rrëfyer çfarë nuk dijnë për jetën e fëmijëve të tyre, për dilemat,rreziqet… Sa për informacion ky film guxon gjininë "Coming of age" pra eksplorimi i seksit të kundërt, flirtet, keqkuptimet, as më shumë as më pak por ato leksione që merren në klasën e 7-të.”, shkruan në profilin e tij në ‘’Facebook’’, regjisori Bombaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet unaza vikinge e shek. të 9-të me mbishkrimin “Allah”
100-Vjetori i lindjes së akademikut Mahir Domi »
Article Logic
Execution time: 0.61138200759888
array(1) { ["section"]=> string(96) "shkolla-con-te-miturit-te-shohin-film-me-skena-seksi-e-perdhunim-bombaj-s-eshte-film-erotik-6115" }