Shkreli: Basha po shkatërron trashëgiminë e qytetit. Bashkia: Je dallëndyshe e korrupsionit

Publikuar tek: politike, më 17:36 25-01-2015 Shkreli: Basha po shkatërron trashëgiminë e qytetit. Bashkia: Je dallëndyshe e korrupsionit

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK) një ditë më parë njoftoi se ka kallëzuar penalisht kreun e bashkisë, Lulzim Bashën për lejen e dhënë për ndërtimin e pallatit, sipas tyre në kundërshtim me ligjin

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për kulturën, Artan Shkreli ka folur sot për mediat përpara vendit ku pritet të ndërtohet objekti nëntë katësh në rrugën e Elbasanit. Për Shkrelin, vendimi i kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dëmton dhe shkatërron trashëgiminë e qytetit. Sipas tij, ndërtimi po bëhet në një zonë ku ka një sensibilitet të lartë sa i përket institucioneve arsimore dhe edukuese të vendit.

“Kjo është një tjetër vilë që humbet në kryeqytet, për t’i hapur rugë një godine 11 katëshe, në një zonë me sensibilitet të madh për sa i përket institucioneve arsimore dhe edukuese të vendit. Objekti nuk respekton asnjë aspekt legal, nuk respekton largësinë, dëmton kordonin arsimor të kësaj zone”, u shpreh Shkreli.

 

Në lidhje me akuzat ka reaguar bashkia e Tiranës, e cila ka devijuar jashtë “seriozitetit” që duhet të përmbajë deklarata zyrtare ku ka tentuar të ironizojë kryeministrin Edi Rama duke përdoror shprehjen  “Edikaturisti, edikaturoi një edikaturë edikteristike”.

Gjithsesi, në reagimin e bashkisë thuhet se Artan Shkreli është bashkë-arkitekt i betonizimit të Tiranës dhe ka zënë vendin e dallëndyshes së korrupsionit.

“Shkreli, bashkë-arkitekti i betonizimit të Tiranës i shumë përdoruri sekser dhe i keqpërdoruri serial i ish-kryebashkiakut Rama, zuri vendin e dallëndyshes së korrupsionit përmbarues dhe krimeve të tjera ndaj qytetarëve, për të cilat po afron dita e gjykimit. Përgjigjen ndaj këtyre shpifjeve banale dhe faktet e plota Bashkia Tiranë i bëri publike dje. Ndaj sot, kjo karikaturë pseudointelektuale e Ramës dhe kohërave më të trishta të Tiranës meriton vetëm sentencën proverbiale që qytetarët e Tiranës i vunë si epitaf keqqeverisjes korruptive dhe klienteliste dhe masakrës urbane të Ramës”, thuhet në deklaratë.

 

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK) një ditë më parë njoftoi se ka kallëzuar penalisht kreun e bashkisë, Lulzim Bashën për lejen e dhënë për ndërtimin e pallatit, sipas tyre në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa, bashkia e Tiranës është kundërpërgjigjur në të njejtën mënyrë duke kallëzuar penalisht, drejtoreshën e IKMT, Dallëndyshe Bici për veprën penale “kallëzim të rremë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama burgos 1007 qytetarë në ditë
Berisha: Nesër nis stina e protestave mbarëpopullore »
Article Logic
Execution time: 0.025485992431641
array(1) { ["section"]=> string(93) "shkreli-basha-po-shkaterron-trashegimine-e-qytetit-bashkia-je-dallendyshe-e-korrupsionit-1464" }