Shkreli: Bashkia presion gjykatës për lejen e pallatit 9-katësh te ish-blloku

Publikuar tek: politike, më 15:03 03-05-2015 Shkreli: Bashkia presion gjykatës për lejen e pallatit 9-katësh te ish-blloku

Këshilltari i kryeministrit për urbanistikën Artan Shkreli ka denoncuar dhënien e lejes së ndërtimit nga Bashkia e Tiranës në zonën e ish-bllokut për një pallat 9-katësh. Shkreli tha se pushteti qëndror e ka bllokuar lejen, por bashkia bën presion në gjykatë.

"Zona ku ndodhemi aktualisht, e në të cilën kanë nisur punimet për këtë ndërtim të kundërligjshëm, është një nga zonat ku kryetari i Bashkisë ka premtuar se jo vetëm që nuk do të ndërtonte më, por do të ndërmerrte edhe aksione për të kthyer rregullin urban. Pikërisht tani, në ditët e fundit të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ai ka dhënë leje ndërtimi për një godinë 9-katëshe me 2 kate nëntokë", deklaroi Shkreli.

Por Bashkia Tiranë reagoi duke i quajtur shpifje akuzat e Artan Shkrelit.

“Bashkia e Tiranës hedh poshtë shpifjet e sekserit Shkreli. Pasi kanë masakruar për 11 vite Tiranën dhe zonën në fjalë me ndërtime jashtë çdo kriteri, që mbajnë firmën e Ramës dhe Shkrelit, këta palaço derdhin lot krokodili kur duhet të ishin para drejtësisë për rekordet e betonizimit dhe korrupsionit që kapen në Tiranë. Çdo leje këto dy vite është dhënë në përputhje të plotë me ligjin dhe planin urban të Tiranës dhe çdo bllokim i paligjshëm nga INUK është presion korruptiv për të vjelë ryshfetin, si në kohën e Ramës dhe sekserit Shkreli”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet misteri, Shuaip Beqiri zëvendëson Mimoza Arapin në Konispol
Tabaku: Veliaj bën show propagandistik, pyetje-përgjigje me stafin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.023404121398926
array(1) { ["section"]=> string(82) "shkreli-bashkia-presion-gjykates-per-lejen-e-pallatit-9-katesh-te-ish-blloku-10278" }