Shkrimi i “The Economist”, PD: Rama shpenzoi qindra milionë lekë të shqiptarëve për 8 faqe reklamë

Publikuar tek: politike, më 13:12 17-01-2016 Shkrimi i “The Economist”, PD: Rama shpenzoi qindra milionë lekë të shqiptarëve për 8 faqe reklamë

Një njoftim zyrtar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që shpërndau ditën e djeshme një njoftim ku bënte me dije se revista prestigjoze The Economist ka publikuar një artikull 8 faqesh për Shqipërinë në të cilin e cilëson vendin si lider të reformave në rajon. Ministria u shpërndau mediave edhe artikullin e prestigjozes por e vërteta është që ky artikull është bërë kundrejt pagesës duke e zhveshur revistën nga çdo përgjegjësi për ato që ka shkruar. Për këtë ka reaguar edhe Pd përmes Grida Dumës si sekretare e marrëdhënieve me publikun.

“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar.

Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar. 

Vetëlavdërimi 8 faqësh i Edi Ramës, është padyshim më i shtrenjti në historinë e këtyre viteve, dhe u ka kushtuar shumë taksapaguesve shqiptarë.

Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet”, tha Duma në deklaratë.

“Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh, që ndau me CEZ 600 milionë euro, që fshihet pas 1 milionë dollarëve në ditë evazion në dogana, që ka detyruar 100 mijë bashkqytetarë të ikin në eksod, që mbushi zyrat e Parlamentin me kriminelë e trafikantë, që nuk deklaron pikturat e tij në doganë, që jep pasuritë e vendit me bisedime të fshehta, që shet asetet për një biletë në radhën e parë të NBA, që braktis vendin ditën kur mijëra familje janë nën ujë.

Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”, përmbylli sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vorioepiriotët kërkojnë llogari: Pse Athina nuk reagon kundër Tiranës për Sarandën e Himarën
Ngjela kërkesë Veliajt: Otomanët e “futën në pyll” monumentin e Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.020211935043335
array(1) { ["section"]=> string(100) "shkrimi-i-the-economist-pd-rama-shpenzoi-qindra-milione-leke-te-shqiptareve-per-8-faqe-reklame-30225" }