Shkrimtarët e mëdhenj që e kanë nisur karrierën në moshën 40-vjeçare

Publikuar tek: kulture-art, më 17:54 02-04-2015 Shkrimtarët e mëdhenj që e kanë nisur karrierën në moshën 40-vjeçare Mark Twain

Të përditshmet në ditët e sotme janë mbushur me tituj që i kushtohen talenteve të reja në krijimtarinë artistike duke anashkaluar biografitë e shkrimtarëve me popullaritet të gjerë që e kanë filluar karrierën artistike në moshën mbi 40 vjeç.

Romani i Renee Knight “Disclaimer” do të publikohet më 9 prill dhe ajo e ka shkruar romanin e parë në moshën 55-vjeçare, pra jo një “i talentuar i parakohshëm” siç janë rastet që prekin të përditshmet.

Samuel Clemens ka punuar si pilot anijesh, reporter gazete dhe shkrimtar udhëtimi përpara se të botonte romanin e tij të parë. Ai zgjodhi emrin artistik Mark Twain i cili njihet për romanin “12 feet of water” dhe ishte 41 vjeç kur botoi në vitin 1876 romanin e suksesshëm “The adventures of Tom Sawyer”. Twain ishte 50 vjeç kur publikoi “The Adventures of Huckleberry Finn”, tipike novelës romane.

Daniel Defoe dha debutin e tij të parë në letërsi me novelën “Robinson Crusoe” në moshën 59-vjeçare. Më përpara ai punoi si tregtar, shitës vere, por falimentoi në moshën 43-vjeçare dhe nisi të shkruajë disa pamflete politike në mbështetje të King William III deri sa më pas u zhvendos tek novelat.

Laura Ingalls Wilder filloi të shkruajë  e shtyrë nga inkurajimi i vajzës së saj. “Little House in the Big Woods” është romani që bazohet në fëmijërinë e poetes dhe u botua kur ajo ishte 65 vjeçe. Librat e saj më vonë u bënë tepër popullorë për seritë e TV si romani “Little House on the Praire”.

Raymond Chandler nuk do të ishte bërë kurrë shkrimtar nëse nuk do të përjetonte depresion në karrierën si gazetar. Romani i tij i parë “The Big Sleep” u botua kur shkrimtari ishte 51 vjeç.

Mary Ann Evans i pëlqente që të ishte romanciere, por ka punuar shumë kohë si redaktore reviste. Në moshën 40-vjeçare përshtati emrin artistik George Eliot dhe publikoi librin e parë “Adam Bede”, ndërsa novela më e famshme u bë “Middlemarch”.

Marcel Proust e ka botuar vëllimin e parë të veprës së tij gjigande me 7 vëllime “A la Recherche du Temps perdu” në moshën 43-vjeçare.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artisti i mirënjohur Rikard Ljarja feston 72-vjetorin
Elhaida Dani në vendin e parë, më e klikuara në Eurovision »
Article Logic
Execution time: 0.0075161457061768
array(1) { ["section"]=> string(73) "shkrimtaret-e-medhenj-qe-e-kane-nisur-karrieren-ne-moshen-40-vjecare-7667" }