Shkrimtari Kadare në intervistë me Xhungën, do flasë për çmimin e Jeruzalemit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:17 16-02-2015 Shkrimtari Kadare në intervistë me Xhungën, do flasë për çmimin e Jeruzalemit Shkrimtari Ismail Kadare gjate intervistes me Rudina Xhungen, interviste qe transmetohet sot ne mbremje

Rudina Xhunga ka realizuar intervistën me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare. Intervista që pritet të transmetohet në mbrëmje në emisionin “Shqip”, prek një sërë temash, deri tek çmimi i madh. 'Unë isha shkrimtar, pra një murg i letërsisë, ndaj ishte e natyrshme të kisha një lidhje pozitive, harmonioze me lirinë. Problemi ishte thjesht i natyrës së rrokshme, bazike: po merrja një çmim të madh për lirinë në letërsi, në kohën që gjysma e veprës sime nuk ishte shkruar në liri, por në robëri (non liberté).', citon Xhunga nga intervista.

Ismail Kadare, autor shqiptar me talent të rrallë, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe XXI. Shumë prej librave të tij janë ndërtuar rreth të shkuarës historike dhe kujtesës kolektive të popullit shqiptar, si dhe denoncojnë shtypjen e regjimeve totalitare që vazhdonin në Shqipëri.

Historitë pasionante që rrëfen Ismail Kadareja janë  servirur me një shkrim thumbues, të rrethuara nga një bukuri e madhe poetike dhe stil mbresëlënës. Karakterizohen nga personazhe të pasura, me shumë zëra, me përshkrime të bollshme peizazhezh, me një mendjehollësi të fuqishme, rrëfim që endet shpesh midis ndërgjegjes së brendshmes dhe të jashtme të personazheve. Ismail Kadareja përdor perspektiva të ndryshme, ikje dhe kthime të ndryshme në kohë dhe hapësirë, dhe zbulon pa ndërprerje kufijtë e depërtueshëm të realitetit dhe imagjinatës, të komikes e të tragjikes. Ismail Kadareja shkruan mbi fajin kolektiv, e, në veçanti, mbi  kërkimin e të vërtetës. Ai kërkon të zbulojë, duke e mbuluar qasjen e tij nëpërmjet miteve e metaforave, pyetje të mbetura pa përgjigje e krime të pafalshme. Edhe pse subjektet dhe heronjtë e preferuar të Kadaresë janë lokalë, domethënia dhe rëndësia e tyre janë pa dyshim universale.

Struktura mahnitëse e veprave të tij karakterizohet nga  larmia e zërave, një bashkim kontradiktash e paradoksesh që ndikojnë fatin e kolektivit dhe shprehin mjerimin e individit. Duke qenë të ndërgjegjshëm për karakterin unik të angazhimit e tij humanitar, vendosëm t’i japim këtij autori Çmimin e Jerusalemit, për të vlerësuar lirinë e njeriut, e cila është nën kërcënim të vazhdueshëm në shoqërinë bashkëkohore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përcillet në banesën e fundit Engjëll Berisha, akademiku i muzikologjisë shqiptare
Alban Skënderaj, koncert recital në Gjakovë »
Article Logic
Execution time: 0.032748937606812
array(1) { ["section"]=> string(81) "shkrimtari-kadare-ne-interviste-me-xhungen-do-flase-per-cmimin-e-jeruzalemit-3498" }