Shkrimtari Nasi Lera: Edhe ne putheshim dikur, ndaj e doja skenën mes Xhepës dhe Bulkut

Publikuar tek: kulture-art, më 07:10 16-08-2015 Shkrimtari Nasi Lera: Edhe ne putheshim dikur, ndaj e doja skenën mes Xhepës dhe Bulkut

Shkrimtari dhe përkthyesi Nasi Lera, i cili ka shkruar një tregim me titull “Duaje emrin tënd”, që më pas u bë edhe titull filmi është shprehur rreth  skenës që u hoq nga regjimi i kohës, momenti i puthjes mes dy aktorëve, Ndriçim Xhepa dhe Rajmonda Bulku.

“Në fakt, me çështjen e prerjes së puthjes  janë marrë më shumë regjisorët sesa unë, por është e vërtetë që me përfshirjen e puthjes në skenar, u përpoqa të shtoj pak dozat e lirisë dh eta bëja marrdhënien dashurore të  dy të rinjve , di si më njerëzore.Të shtrënguar  për të transmetuar vetëm atë që lejonte koha, me pikatore, duket se ne nuk jemi puthur, por nuk është kështu” , shprehet shkrimtari.

Lera ka vijuar të rrëfejë më tej në gazetën “Panorama”, “Me aq sa kujtoj , skenari nuk u pa nga ndonjë zyrtar i lartë. u pa dhe u vlerësua nga këshilli artistik i Kinostudios dhe puthja siç duket nuk u konsiderua ndonjë element “i rrezikshëm” ose ata vetë e kanë lejuar që të diskutohej në etapat  në vazhdim. Gjithsesi skenari u aprovua ashtu me puthjen, e cila më pas siç dëgjova nga zhurmat e kohës, u hoq.”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ekspozitë në Mynih/ Galeria "Kampl": Ka integruar artin në politikë dhe politikën në art
100 studiues mblidhen në Prishtinë në seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.0048530101776123
array(1) { ["section"]=> string(91) "shkrimtari-nasi-lera-edhe-ne-putheshim-dikur-ndaj-e-doja-skenen-mes-xhepes-dhe-bulkut-18463" }