Shkrimtari revoltohet me Klara Budën: Pornografi apo emancipim? Më ngjau me palolibrin e Ritës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:07 30-01-2018 Shkrimtari revoltohet me Klara Budën: Pornografi apo emancipim? Më ngjau me palolibrin e Ritës

Shkrimtari nga Kosova Abdullah Zeneli sulmon autoren shqiptare Klara Buda e cila ka publikuar romanin e saj “Pëshpërima”, një botim i Mapo Editon.

“Pornografi apo emancipim”, pyet shkrimtari Zeneli ndërsa e cilëson kopertinën e këtij libri pa asnjë kriter dhe të publikuar nxitimthi nga UET.

Sipas tij, ky roman është si “palolibri”, siç e cilëson ai “Vrimën” e Rita Petros.

KOMENTI I PLOTË I ABDULLAH ZENELIT:

U acarova keq me një mikeshë timen nga Parisi, lidhur me një kopertinë të romanit të saj, të botuar pa asnjë kriter dhe nxitimthi nga UET. E drejtë e botuesit "serioz" t'i servirë lexuesit çfarë të dojë, por edhe kritikat e bazuara duhet t'i pranojë!
Konkretisht, autorja nga Parisi vajti këto ditë (në stilin e Kadaresë) të promovojë paloromanin në çdo qytet e fshat, në çdo kafene e bulevard...
Kulmi, kur vajti te minorenet në një gjimnaz në Fier. Një kopertinë porno tek minorenet 15-16 vjeçe!!! Çfarë do të thotë kjo?
Hipokrizi, sigurisht!
Po, të paktën autorja nga Parisi në Fier kishte detyrim të përmendte dhe librin e saj të botuar në Prishtinë, shumë më seriozisht dhe profesionalisht se UET: Kosova mon amour! Mosmirënjohja nuk ka brirë!
Aq më tepër që në Fier jeton çprej thuaja njëqind vitesh një komunitet kosovarësh, lartësuar aq bukur e bindshëm nga fieraku Jakov Xoxa tek "Lumi i vdekur"!
Nejse!
"Pëshpërima..." më kujton edhe palolibrin "Vrima" të një "poeteje" dhe botueseje tekstesh shkollore, e cila skandalizoi opinionin nja 2-3 vite më parë, madje me përmasa institucionale deri te KM, duke u vlerësuar (përdhosur) me emrin e Lumo Skendos, të birit të Rilindësit Abdyl Frashëri!
Dhe e gjithë kjo bëhet në emër të emancipimit, por këtu fillon skandali që sapuni shitet për djathë, respektivisht, pornografia për art!
Ika tani!
Oh, falje! Se gati harrova: Biblioteka e bukur e gjimnazit të Fierit është pa asnjë botim të Kosovës! Shteti shqiptar nuk di se ekzistojnë dikund në rruzullin tokësor edhe botime shqip të Kosovës (po fajet i paskërka Saliu, pardon Serbia!)

 

fier.jpgfier1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34970283508301
array(1) { ["section"]=> string(99) "shkrimtari-revoltohet-me-klara-buden-pornografi-apo-emancipim-me-ngjau-me-palolibrin-e-rites-108461" }