Shkrimtarit nuk iu dhanë 10 mijë euro për cmimin ‘Kadare’, reagon Ismail Kadare: Dua ta përsëris, nuk jam përzier asnjëherë në asnjë procedurë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:56 08-07-2019 Shkrimtarit nuk iu dhanë 10 mijë euro për cmimin ‘Kadare’, reagon Ismail Kadare: Dua ta përsëris, nuk jam përzier asnjëherë në asnjë procedurë

Kanë kaluar  tashmë 2 vite nga fitorja e çmimit 'Kadare' për romanin 'Profeti nga Praga' të Musa Ramadanit dhe shkrimtari nuk ka marrë ende të gjithë shumën prej 10 mijë euro, që i takon.

Për këtë ka reaguar vetë shkrimtari i njohur Ismail Kadare në një intervistë për KultPlus.

Kadare është shprehur se pavarësisht se ky çmim mban emri e tij, lajme të tilla nuk janë të gëzueshme për askënd. Sipas shkrimtarit, rasti i Musa Ramadanit duhet t’i brengoste të gjithë.

‘Lidhur me këtë rast të pakëndshëm që ka ndodhur me Musa Ramadanin, ai duhej të na brengoste të gjithëve. Dua të theksoj këtu se kjo nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nënçmim të letrarëve të Kosovës. Ne e dimë fare mirë, dhe ju e dini po aq mirë sa ne, se botimi i shkrimtarëve të Kosovës në Shqipëri është pritur me shumë vëmendje dhe vlerësim. Unë vetë dhe kolegët e mi në Shqipëri kanë pasur dhe kanë lidhje miqësore me shumë autorë të Kosovës. Respekti dhe mirëkuptimi midis nesh ka qenë i ndërsjellët’, ka thënë Kadare.

Më tej, Kadare është shprehur me keqardhje, që nuk ka informata, që diçka e tillë mund të ketë ndodhur me autorë të tjerë.

‘Më vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kam informata që kjo ka ndodhur edhe me të tjerët. Gjithsesi kjo është tepër delikate dhe nuk duhet abuzuar kurrsesi, duke i detyruar autorët të kërkojnë atë se iu përket’, është shprehur shkrimtari.

Në fund, Kadare ka theksuar se nuk ka ndërhyrë asnjëherë te juria në asnjë rast.

‘Dua të përsëris edhe një herë se nuk kam ndërhyrë në asnjë rast për të ndikuar te juria. Për të dhënë një shembull, po ju them se zotin Musa Ramadani pata rastin ta njoh dhe të pija një kafe me të për herë të parë, pas shpalljes së çmimit’, ka përfunduar Ismail Kadare.

8e06b932278666f6f598e9c3f95509c9_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070979595184326
array(1) { ["section"]=> string(144) "shkrimtarit-nuk-iu-dhane-10-mije-euro-per-cmimin-kadare-reagon-ismail-kadare-dua-ta-perseris-nuk-jam-perzier-asnjehere-ne-asnje-procedure-171525" }