Shkrimtarja del kundër Ministrisë së Kulturës: Ka financuar autorë të tjerë shqiptarë, jo mua

Publikuar tek: kulture-art, më 21:58 25-03-2017 Shkrimtarja del kundër Ministrisë së Kulturës: Ka financuar autorë të tjerë shqiptarë, jo mua

“Gëzohem shumë që Ministria e Kulturës ka mbështetur e financuar autorët e tjerë shqiptarë. Thjesht në rastin tim, e vërteta qëndron ndryshe”, kështu shkruan shkrimtarja Elvira Dones, e cila thekson se ministria vë emrin e saj si pjesëmarrëse në takimet TRADUKI, ndërkohë që ajo nuk është prezente.

 Reagimi i plotë i Elvira Dones:

“Nga një postim i Ministrisë së Kulturës mësoj se krahas autorëve shqiptarë pjesmarrës në takimet TRADUKI, ministria në fjalë vë edhe emrin tim, duke lënë të kuptohet se paska mbështetur e mundësuar pjesmarrjen time në këtë event, një spekulim të cilin e quaj me vend ta sqaroj.

 Pjesmarrja ime në Panairin e librit në Leipzig është organizuar nga shtëpia ime botuese e Zurigut, Ink Press, dhe botuesja Susanne Schenzle, në kuadrin e botimit në gjermanisht të njërit prej romaneve të mi para disa muajsh.

Eventi në stendën e TRADUKI-t ka qënë gjithashtu i koordinuar drejtpërdrejt nga botuesja zvicerane me organizatorët e panairit, ashtu si gjithë takimet e tjera brenda dhe jashtë panairit.

 Gëzohem shumë që Ministria e Kulturës ka mbështetur e financuar autorët e tjerë shqiptarë. Thjesht në rastin tim, e vërteta qëndron ndryshe.

 E quaj gjithashtu me vend të saktësoj se askurrë nuk kam kërkuar sponsorizime nga Ministria e Kulturës shqiptare e nuk kam kërkuar - as do kem nevojë ndonjëherë nevojë e dëshirë - të kërkoj mbështetje prej saj”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet dokumenti i rrallë, prapaskenat e sigurimit të shtetit për të spastruar sopranon Marie Kraja
Mirela Kumbaro godet sërish, betonizohet Kalaja e Tiranës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.023656129837036
array(1) { ["section"]=> string(97) "shkrimtarja-del-kunder-ministrise-se-kultures-ka-financuar-autore-te-tjere-shqiptare-jo-mua-73131" }