Shkrimtarja e njohur i “përvishet” Edi Ramës pasi fyeu qytetarin: Kafsho gjuhën kur flet!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:45 10-05-2017 Shkrimtarja e njohur i “përvishet” Edi Ramës pasi fyeu qytetarin: Kafsho gjuhën kur flet!

“Fishta Çadrës i thoshte Qadra, zoti Kryeministër”. Kështu e titullon komentin e saj shkrimtarja e njohur Flutura Açka mdërsa thotë se Rama disa ditë më parë mënyrën se si shqiptoi këtë fjalë, fyeu një qytetar të thjeshtë.


“Me gjithë respektin e madh që kam sa herë njerëzit e politikës përmendin dhe nderojnë njerëzit e kulturës, jam e detyruar t'i kujtoj kryeministrit tim me këtë postim, se atij i ka shtegtuar e drejta e këtij nderimi.
Fishta, po të ishte gjallë, Çadra do ta shqiptonte Qadra, fjalë me të cilën lëçitësi ynë në fjalë fyu para pak ditësh një qytetar të thjeshtë - që iu ankua për ca punëra që politikani duhet t'i bëjë më mirë - për t'i kujtuar atij se ishte alpin a gegë, varet çfarë i shkakton për shumë shpërvjelje atij.

Qadra, është fjalë që përdor gati dy e treta e shqiptarëve, duke përfshirë edhe Kosovën. Kështu që një kryeministër që përfaqëson të drejtuarit e shtetit në emër të çdo qytetari të thjeshtë, edhe për ata që nuk e kanë votuar, duhet të kafshojë gjuhën kur flet. Sepse nënkuptimi i fjalës Qadër që ka përdorur pa kurrfarë kujdesi, është një racizëm i pastër dhe i papranueshëm. Unë po të isha politikane në Kosovë, vetëm prej kësaj fjale dhe me shpotitë e shpeshta që u bën alpinëve, do ta kisha shpallur Persona Non Grata kryeministrin e Shqipërisë. Kryeministri ka të drejtë te bëjë politikë sa të dojë, t'i bëjë Pozitë Opozitës me të gjitha armët politike që ia lejon ligji, por jo duke përdorur Fishtën, gjuhën e të cilit e fyu tërthorazi para ca ditësh, sepse është një përdorim i pandershëm dhe hipokrit...”, shkruan Açka.

mmmm.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02507209777832
array(1) { ["section"]=> string(91) "shkrimtarja-e-njohur-i-pervishet-edi-rames-pasi-fyeu-qytetarin-kafsho-gjuhen-kur-flet-78124" }