Shkrimtarja “kapet” me mediat për librat “qoka” dhe thotë: Keqardhje…ja cili është libri që duhej promovuar

Publikuar tek: kulture-art, më 14:35 12-11-2016 Shkrimtarja “kapet” me mediat për librat “qoka” dhe thotë: Keqardhje…ja cili është libri që duhej promovuar Clarice Lispector, me librin e perkthyer nga portugalishtja ne Panairin e Librit

Shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka duke folur për panairin e librit që është hapur në Tiranë thotë se media i devijoi keq me publicitet lexuesit se ku duhet të shkonin të vraponin dhe çfarë librash të merrnin në tregun e panairit. 

Ka shumë zëra që kanë reaguar për mënyrën “miqësore” që media promovoi autorët, miqtë e shokët, raporton newsbomb.al.

Në fakt, për shkrimtaren libri që duhet të ishte shpallur ngjarje për këtë panair ishte botimi i Clarice Lispector. “Ky libër dhe kjo shkrimtare është ngjarja e panairit, por për të shkuar aty ka ca të përpjetë, në të vërtetë. Clarice Lispector do tē kisha ëndërruar ta botoja, pra nuk është botimi im, kështu që nuk jam në konflikt ta shpall ngjarje praninë e saj” shkruan Açka, raporton newsbomb.al.

“Keqardhje e madhe që media nuk e arriti dot ta shpallte se ngjarja e Panairit të Librit të këtij viti, nuk është botimi i Ferrantes, sepse ka gati vite që është botuar në shqip nga Skanderbeg Books (edhe pse çdo libër i ri nje shkrimtari të mirë është ngjarje më vete), as romani i Blushit apo Fevziut, tashmë prezentë prej vitesh si autorë shqiptarë të suksesshëm, as të tjerë të mrekullueshëm, duke përfshirë edhe "Flokëkuqen" e Pamuk apo "Harta dhe territori" të Houellebecq, por botimi i Clarice Lispector, kësaj gruaje dhe shkrimtareje elitare, këtij Xhojsi me fustan. I përkthyer madje nga origjinali portugalisht” thotë Açka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i kryeministrit jep lajmin e mirë për besimtarët: Kisha e rrugës së Kavajës do restaurohet siç ka qenë në 1967
Ja një ndër vizatimet e Edi Ramës në Nju Jork, çka bërë mbi “rikonstruksionin e shkollës Selitë” »
Article Logic
Execution time: 0.02384877204895
array(1) { ["section"]=> string(108) "shkrimtarja-kapet-me-mediat-per-librat-qoka-dhe-thote-keqardhje-ja-cili-eshte-libri-qe-duhej-promovuar-59305" }