Shkrimtarja: Përkthyesi i vetëm i veprave shqip në Holandë, në Shqipëri. A ka ndokush ndërmend ta presë???

Publikuar tek: kulture-art, më 18:01 10-09-2016 Shkrimtarja: Përkthyesi i vetëm i veprave shqip në Holandë, në Shqipëri. A ka ndokush ndërmend ta presë??? Roel Schuyt, perkthyesi i veprave nga gjuha shqipe ne hollandisht

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, nëpërmjet një rrëfimi sa artistik, por edhe informues, tregon edhe me foto se në Shqipëri ka mbërritur përkthyesi i talentuar, hollandezi Roel Schuyt.

Sipas informacionit të shkrimtares, Schuyt ka përkthyer, Ismail Kadaenë, Gjergj Fishtën, Xhevair Spahiun, Rexhep Qosen, Eqrem Bashën etj.

“Tani ka ardhur t'i takojë e t'i prekë vetë ato vende, të takojë autiorët e tij, të komunikojë në sy me shqiptarë, edhe pse shqipja e tij e folur e pengon ndonjëherë. Kureshtar të shohë vendin ku janë frymëzuar autorët e tij”, shkruan Açka. Por ndërkaq, tregon edhe një të fshehtë. Përkthyesi kurrë më parë nuk ka qenë ndonjëherë në Shqipëri.

Por ka edhe një kërkesë për autoritetet: “A e ka ndokush - prej atyre që janë marrë dhe merren me këto punë - në nonjë protokoll këtë njeri që i ka shërbyer kulturës shqiptare, nuk e di. Unë thjeshkam nevojë t'i uroj mirëseardhjen në gjuhën e tij, holandisht”, shkruan Flutura Açka.

Postimi i plotë i Flutura Açkës


Pak shqiptarë e dinë se në gjuhën holandeze letërsia shqipe përkthehet drejtpërsëdrejti nga origjinali. Kjo falë këtij përkthyesi të talentuar, holandezit Roel Schuyt. E kisha ftuar prej vitesh të vinte ta vizitonte vendin, gjuhën e librave (atë më të epërmen) të të cilit e njeh shumë; di ngjarje, toponime, personazhe, heronj të vërtetë e të rremë, po të gjitha përmes fiksionit. Tani ka ardhur t'i takojë e t'i prekë vetë ato vende, të takojë autiorët e tij, të komunikojë në sy me shqiptarë, edhe pse shqipja e tij e folur e pengon ndonjëherë. Kureshtar të shohë vendin ku janë frymëzuar autorët e tij. Në jetëshjrimin e tij, Roel Schuyt rendin mbi njëzet vepra nga shqipja në holandisht, nga autorët Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Xhevahir Spahiu, Rexhep Qosja, Eqrem Basha, etj. Mirënjohëse që mes tyre, i ka kushtuar kohë dhe dashuri, edhe romanit tim Kryqi i harresës, më vjen mirë që, më në fund, t'i shpreh për vete dhe kolegët e mi nje mirënjohje të thellë pikërisht këtu, në Shqipërinë që nuk është më vetëm hartë, por edhe territor, dhe shqipja jo vetëm e heshtur në faqe librash, por edhe e folur nga njerëz me histori tragjike nëpër shekuj, por vitale në çdo ditë.

Roel Schuyt ka qenë prej vitesh profesor universiteti, por gjakimi I tij është përkthimi. Ai përkthen veç shqipes, edhe nga rusishtja, sllovenishtja, bullgarishtja, serbo-kroatishtja, anglishtja dhe greqishtja e vjetër. Ai është specialist i letërsisë ballkanike. Po ta pyesësh se si u dashurua me shqipen, atëherë në fillim të 90-tave, të rrëfen, por jo pa emocion, madje për një sy të mprehtë trazohet edhe ndonje lot pas xhamave te syzeve.

A e ka ndokush - prej atyre që janë marrë dhe merren me këto punë - në nonjë protokoll këtë njeri që i ka shërbyer kulturës shqiptare, nuk e di. Unë thjeshkam nevojë t'i uroj mirëseardhjen në gjuhën e tij, holandisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sopranoja nga Kosova që këndoi për Papën, plot mllef rrëfen problemin e madh që i ka lindur: Deri kur?!
SUKSESI i shqiptares nga Korça që u diplomua shkëlqyeshëm në Edinburg dhe u doktorua në Oksford »
Article Logic
Execution time: 0.021246910095215
array(1) { ["section"]=> string(106) "shkrimtarja-perkthyesi-i-vetem-i-veprave-shqip-ne-holande-ne-shqiperi-a-ka-ndokush-ndermend-ta-prese-52544" }