Shkrirja e drejtorive të bujqësisë, RAMA NGA ELBASANI: E them me shpirtin që më del…

Publikuar tek: politike, më 16:50 13-03-2018 Shkrirja e drejtorive të bujqësisë, RAMA NGA ELBASANI: E them me shpirtin që më del… Kryeminstri Rama në Elbasan

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar, është duke mbajtur takim me fermerët e Elbasanit, në kuadër të prgramit “100 fshatrat”.

Rama u shpreh se është momenti i duhur për të shfrytëzuar burimet natyrore dhe resurset, për të shëndërruar çdo fshat të Shqipërisë, në një vend të vizituar dhe të pëlqyer.

Sakaq, foli për shkrirjen e drejtorive të bujqësisë, vendim për të cilin Rama u shpreh mjaft i kënaqur.

“Janë shkrirë drejtoritë e bujqësisë, e them me shpirtin që më del stres me këto strukturat e së shkuarës, institucione komuniste pa komunizëm.”- është shprehur Rama.

Gjithashtu shtoi se janë ndërtuar 4 agjensi të reja të cilat shërbejnë për tu ardhur në ndihmë fermerëve të cilët duan të investojnë. Ndërkohë tha se ka mjaftueshëm fonde për këtë projekt mjafton vetëm që të mos rrezikojnë duke bërë projekte të panevojshme.

Më shumë nga fjala e kryeministrit Rama në Elbasan:

Një anë e zhvillimit të fshatit është bujqësia dhe blegtoria. Por një anë tjetër është shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe i traditës, i bukurive në të cilat ndodhen në një fshat ose një tjetër, për të bërë para dhe për të bërë investime në mikërpitje, duke transformuar shtëpitë, duke ndërtuar bujtina, të shoqëruara me fermën, dhe duke i kthyer në pika atraktive që sjellin njerëz, kërkesë për konsum, dhe para.

Për këtë ne kemi një program, si ky i '100 fshatrave", që siç e patë janë përfshirë 4 ministri, kemi agjenci të zhvillimit bujqësor dhe rural, dhe programin e BE me 11 milion euro. Na duhet vetëm fuqia e imagjinatës. Shqipëria është kudo një bukuri e rradhë dhe përgjithësisht e panjohur dhe pashkelur, të ciltë vijnë jo vetëm për bregdetin, por edhe për Shqipërinë.

Në këtë zonë, ka plot bukuri dhe mrekulli të pashfrytëzuara. Asnjë vend tjetër që njoh unë në rajon, doni Malin e Zi, Maqedoninë, leje pastaj Europën Perëndimore, po të kishte atë që keni ju sot, nuk do të ishte në këtë ferexhe që është sot. Kjo është përgjegjësia e kaq shumë viteve pa asnjë vision. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë, dhe nuk është përgjegjësia jonë që na ra vonë kjo detyrë, por të çojmë mesazhin që kush do të bëjë para, dhe kush do të jetojë në fshat, të tjerat janë të gjitha llafe.

Kemi një fond nga BE, që është mjaftueshëm për të bërë mjaftueshëm gjëra, por rrezikojmë mos ta marrim nëse nuk bëjmë projektet e duhura.

Janë shkrirë drejtoritë e bujqësisë, e them me shpirtin që më del stres me këto strukturat e së shkuarës, institucione kuomuniste pa komunziëm dhe kemi krijuar 4 agjensi të shërbimit për fermëerët. Një nga agjencitë do të jetë në qarkun e Elbasanit, dhe më pas në të gjithë territorin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj 2 orë me ambasadorët e BE në zyrë, ZBARDHET TAKIMI
“Idiot dhe hajdut i çertifikuar”, Vasili sulmon Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.0041658878326416
array(1) { ["section"]=> string(88) "shkrirja-e-drejtorive-te-bujqesise-rama-nga-elbasani-e-them-me-shpirtin-qe-me-del-113132" }