Shkulet tinëzisht pllakata në Mësonjëtoren e Parë të Vashave në Korçë (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 10:21 16-02-2016 Shkulet tinëzisht pllakata në Mësonjëtoren e Parë të Vashave në Korçë (FOTO)

Shkulet tinëzisht pllakata e mermertë në hyrje të Mësonjëtores së Parë të Vashave në Korçë. Një situatë e paprecedentë, lidhur me abuzimin mbi monumentet në Shqipëri.

Ky fakt është komentuar edhe nga specialistë e punonjës në ruajtje të trashëgimisë shqiptare.

“Një veprim dashakeq i konstatuar pasditën e sotme!Është shkulur tabela e mermerte ku ishte shënuar se në atë godinë kishte funksionuar Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Vashave në Korçë. Kjo pllakë e vendosur në vitin 2011 me prezencën e shumë intelektualëve të mbarë vendit, me rastin e 120-vjetorit të çeljes së asaj shkollë të parë shqipe për vashat. Kjo godinë ndodhet në qendër të qytetit, përballë monumentit të Themistokli Gërmenjit. Fatkeqësi ky veprim ndodh këtë vit, kur shënohet 125- vjetori i çeljes së Mësonjëtores së Vashave. Eshtë dëmtuar një pjesë e identitetit të qytetit, që sa më shpejt duhet të rikuperohet.”, shkruan Niko Kotherja, specialist i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Mësonjëtorja e Parë Shqipe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sikur mjeshtër Papajani të qe gjallë, këto pamje do ta rrënonin. Zbulohet pengu i tij për ''Shtëpinë e Flamurit'' në Korçë
Si përgatiteshin infermieret në vitet ‘30. Djali i Irinit publikon foton e Shkollës Franceze në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.026758909225464
array(1) { ["section"]=> string(80) "shkulet-tinezisht-pllakata-ne-mesonjetoren-e-pare-te-vashave-ne-korce-foto-32703" }