Shkullaku i vëmendshëm përpara Ramës, Fuga sulmon Rakipin, gazetari i lëshon një batutë të hidhur

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:20 28-12-2015 Shkullaku i vëmendshëm përpara Ramës, Fuga sulmon Rakipin, gazetari i lëshon një batutë të hidhur

Darka e shtruar nga kryeministri Edi Rama për gazetarët u mbajt në Pallatin e Brigadave.

Pavarësisht se këtë vit Rama u tregua i rezervuar me batutat e tij në fjalimin përshëndetës, situata ishte ndryshe në tavolina. Kryeministri ka lënë tavolinën e tij për t’u ulur në atë që ndodheshin disa prej gazetarëve të Tv Klan dhe Abc News, përfshirë pronarin e tyre Aleksandër Frangaj. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte qëndrimi i qetë i gazetarit Armand Shkullaku përpara kryeministrit Rama.

Ndonëse në daljet e tij publike dhe portali që ai drejton ndjek një politikë editoriale thellësisht kundër Ramës, Shkullaku nuk ka hezituar që të çohet nga karrigia e tij për t’ja lënë atë Ramës, ndërsa vetë ka tërhequr një karrige nga tavolina pranë. Gjithsesi, situata në tavolinën e ‘përzgjedhur’ nga Rama nuk ka qenë e qetë, pasi aty ka ndodhur një përplasje mes tij, Endri Fugës dhe gazetarit Ylli Rakipi. 

Rama dhe Fuga i janë drejtuar Rakipit duke i thënë se: “Ti nuk je gazetar”, ndërsa ky i fundit ka lëshuar një batutë të hidhur për këshilltarin e kryeministrit. Duke iu drejtuar Ramës, Rakipi i ka thënë: “Ça e ke këtë Fugën që e ka lënë zoti përgjysëm”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Obama-Veliaj
Grida Duma e Arben Ristani mbajnë rradhën pas derës së Lulzim Bashës. Duan të takojnë kryetarin. Sekretarja i nxjerr zbuluar »
Article Logic
Execution time: 0.023545980453491
array(1) { ["section"]=> string(96) "shkullaku-gati-tu-perpara-rames-fuga-sulmon-rakipin-gazetari-i-leshon-nje-batute-te-hidhur-28690" }