Shkumbin Qormemeti, flet menaxheri shqiptar që po bën transferime të bujshme te futbollistët shqiptarë: Dua t’i ndihmoj

Publikuar tek: sport, më 12:05 23-07-2016 Shkumbin Qormemeti, flet menaxheri shqiptar që po bën transferime të bujshme te futbollistët shqiptarë: Dua t’i ndihmoj Shkumbin Qormemeti në të djathën e Balës

Shkumbin Qormemeti, menaxheri ndërkombëtar, i cili ka bërë transfertat më të bujshme nga kampionati shqiptar në atë botëror flet për "neësport.al". Ai tregon të vërtetat e tij mbi bashkëpunimin me lojtarët e kombëtares, por edhe sesi ka ndryshuar futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit.

Qormemeti transferoi Peter Olayinka-n dhe Bernard Berishën për një shifër rekord, përkatësisht 1.1 dhe 0.6 milionë euro në merkaton e janarit. Ndërsa këtë verë ai regjistroi kalimin e Bekim Balajt dhe Odise Roshit te Terek Grozny. Pra, momentalisht është menaxheri më i suksesshëm në Shqipëri, ndërsa bashkëpunon ngushtë me klubin korçar.

Pas një kontakti nga redaksia jonë, Qormemeti tregon disa detaje mbi transferimet: Çdo transferim jep satisfaksionin e vet, sidomos kur në të janë pjesë lojtarët e kombëtares", shprehet fillimisht dibrani.

"Dëshira ime është të ndihmoj lojtarë kualitativ shqiptar pa marrë parasysh se në cilën skuadër janë dhe ku luajnë. Të menaxhosh dikë, duhet impenjim i madh psikik, fizik, emocional dhe finaciar", vijon të shprehet menaxheri ndërkombëtar.

"Superiorja shqiptare ka bërë një rritje shumë të madhe në vitet e fundit, duke investuar në lojtarë të rinj dhe të dëshmuar. Pjesëmarrja e ekipeve shqiptare në Kupat Europiane tregon se Superiorja nuk është më inferiore ndaj ekipeve europiane. Gjithashtu dhe pjesëmarrja e kombëtares në Europian bëri që futbollistët shqiptarë të jenë të respektuar në botën e futbollit", përfundon së thëni Qormemeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 400 mijë euro nga Serie A për Alban Hoxhën
Napoli, pista e re e Alban Hoxhës në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.021914958953857
array(1) { ["section"]=> string(123) "shkumbin-qormemeti-flet-menaxheri-shqiptar-qe-po-ben-transferime-te-bujshme-te-futbollistet-shqiptare-dua-t-i-ndihmoj-47510" }