Shqiptarët heqin dorë nga "Nënë Tereza", zbulojnë aeroportin me bileta shumëfish më të lira

Publikuar tek: ekonomi, më 13:28 03-06-2016 Shqiptarët heqin dorë nga

Shqiptarët zgjedhin të udhëtojnë nga vendet fqinje për në shtetet e Europës, për shkak të çmimeve të larta që kanë Agjensitë turistike në Shqipëri. Kursimet për person nëse udhëton nga Shkupi, shkojë në 100 euro.

Rasti i Barcelonës, po të udhëtosh nga aeroporti i Shkupit,  çmimi i biletës është 100 euro, ndërsa nga Shqipëria më shumë se 250 euro.

Amsterdami gjithashtu është një destinacion që mund të vizitohet, me paketa që përfshijnë fluturimin nga Aeroporti i Shkupit. Drejtuesit e agjencive turistike sqarojnë se për katër ditë qëndrim në hotel me 3 yje me mëngjes të përfshirë, kostoja llogaritet duke filluar nga rreth 209 euro për person. Por, për të njëjtin udhëtim me nisje nga Tirana, kostoja shkojnë në 415 euro për person.

Pra, dhe për të udhëtuar drejt Amsterdamit fitimi shkon në 100 euro nga Shkupi.

Ndërsa një udhëtim 4-ditor për në Venecia me fluturim nga Shkupi, për një qëndrim në një hotel me tre yje me mëngjes të përfshirë llogarit një kosto duke filluar nga 169 euro për person, ndërsa nëse nisja do të bëhet nga Tirana, atëherë çmimi i paketës shkon në 249 euro për person.

Podgorica, një tjetër destinacion.  Agjencitë të ndryshme ofrojnë bileta për udhëtime nga ky aeroport me çmime më të lira se nga Shqipëria, që luhaten mesatarisht 100-150 euro, ose 50 euro për një drejtim.

Gjithashtu, nga Tivari, për në Londër mund të gjesh bileta 150 euro vajtje ardhje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022610902786255
array(1) { ["section"]=> string(51) "shkupi-pikekalimi-i-shqiptareve-per-ne-europe-42328" }