“Shmangni viktima të tjera”, Basha thirrje qeverisë pasi një burrë humbi jetën nga përmbytjet në Vlorë

Publikuar tek: politike, më 12:27 11-10-2015 “Shmangni viktima të tjera”, Basha thirrje qeverisë pasi një burrë humbi jetën nga përmbytjet në Vlorë Nga permbytjet ne Vlore

Shirat e shumtë kanë shënuar edhe viktimën e parë në Rradhimë të Vlorës. Në këto kushte, kreu i PD Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë për angazhim e momibilizim, me qëllim shmangien e viktimave të tjera njerëzore.

“Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike. Per fat te keq ujërat e rrëmbyer kane shkaktuar edhe vdekjen e kryefamiljarit Luan Qarri. Dua ti shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij.

I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithcka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut”, thotë Basha në deklaratën e tij, ndërsa i kërkon qeverisë të veprojë me shpejtësi.


“Të veprohet me shpejtësi dhe të zbresin në terren me të gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkqytetarët tanë janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku koha nuk pret asnjeë minute për të shmangur fatkeqësi të tjera”, përmbyll kreu i PD deklaratën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe pranon gjendjen dhe publikon videon: Situatë e paimagjinueshme reshjesh e shkarkimesh në Myzeqe
Rama: Forca Shqipëria...Por asnjë fjalë për përmbytjet që kanë përfshirë vendin »
Article Logic
Execution time: 0.029892921447754
array(1) { ["section"]=> string(105) "shmangni-viktima-te-tjera-basha-thirrje-qeverise-pasi-nje-burre-humbi-jeten-nga-permbytjet-ne-vlore-22865" }