Shoferi i nevrikosur përplas dy herë makinën para tij, shtyp njerëzit përreth dhe arratiset (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:27 08-02-2016

Dy shofera konfliktohen për arsyen se njëri nga ata nuk ka të drejtë të kalojë me makinë nga rruga ku ka ndodhur ngjarja, por reagimin i njërit prej tyre është i pabesueshëm.

Shoferi është nevrikosur aq shumë sa përplaset me makinën që ka përballë dy herë për të hapur rrugën dhe të ikë. Gjatë përplasjes midis dy makinave, disa njerës hapin dyert e shoferit të padurueshëm, por ai vendosë t’i marrë ata me vete duke hecur mbrapa. Përveç njerëzit që ka shtypur, ai ka prishur edhe dyert e makinës tij dhe pastaj është larguar nga vendngjarja duke kaluar nga tretuari.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Baltimore të SHBA-së dhe është plagosur vetëm një femër e cila sipas mediave amerikane është transportuar në spital në gjendje të rëndë port ë qëndrueshme. Pak pas arratisjes së shoferit të nevrikosur kanë arritur në vendngjarje policia dhe ambulanca. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028152942657471
array(1) { ["section"]=> string(102) "shoferi-i-nevrikosur-perplas-dy-here-makinen-para-tij-shtyp-njerezit-perreth-dhe-arratiset-video-32036" }