Shokon Adnan Januzaj: Nuk e ndjej veten shqiptar

Publikuar tek: sport, më 17:20 18-06-2018 Shokon Adnan Januzaj: Nuk e ndjej veten shqiptar Adnan Januzaj

Lojtari i kombëtares belge Adnan Januzaj është një ndër futbollistët më të “urryer” në hapësirën shqip-folëse.

Kjo për shkak të zgjedhjes së tij për të përfaqësuar Belgjikën ku është lindur dhe rritur në vend të atdheut të tij Shqipërisë, ku ndërkohë ai u “lut” në kuptimin e plotë të fjalës nga federata dhe tifozeria shqiptare për të zgjedhur Kombëtaren “kuqezi”

Së fundmi lojtari nga Kosova që luan me Real Sociedad në kampionatin spanjoll ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë sërisht jo pak reagime mes shqiptarëve. “Unë kam lindur në Belgjikë dhe e ndjej veten belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, ka thënë 23-vjeçari duke mohuar hapur origjinën e tij shqiptare.

Januzaj është pjesë e skuadrës së Belgjikës që ka udhëtuar drejt Rusisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016326904296875
array(1) { ["section"]=> string(54) "shokon-adnan-januzaj-nuk-e-ndjej-veten-shqiptar-124890" }