Shokon gazetarja shqiptare, një muaj më parë tha: “M’u thaftë dora që shkrova për ty”, sot bën thirrje publike: Votoni Edi Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:07 24-06-2017 Shokon gazetarja shqiptare, një muaj më parë tha: “M’u thaftë dora që shkrova për ty”, sot bën thirrje publike: Votoni Edi Ramën

Kimete Berisha, gazetare nga Kosova, mesa duket është penduar për gjithçfarë ka shkruar për kryeministrin Edi Rama, një muaj më parë.

Përmes një komenti për konica.al ajo kritikoi ashpër Ramën duke mallkuar edhe veten “M’u thaftë dora që shkruajta për ty!” Por, diç ka ndodhur dhe ka ndryshuar mendje.

“Shqiptarë, votojeni Edi Ramën për Kryeministër”, shkruan këtë herë Kimetja që do t’ju shkrijë së qeshuri gjatë leximit.

KOMENTI I PLOTË

Shqiptarë, votojeni Edi Ramën për Kryeministër!

Pse!

1. Sepse, krejt janë të poshtër, por Edi Rama është i poshtër në mënyrën më origjinale;

2. Sepse, nuk është diktator, ama, të gjithë i 'tutën';

3. Sepse ia ka thyer shkopin e dirigjentit Blendi Fevziut. 
Më pëlqeu kur i bërtiti Blendit me britmën 'Kujt po i bërtet ti';

4. Sepse, ende s'e ka mundur 'kush në debat;

5. Sepse ua mori demokratëve 'dy gishtat', në mënyrën më fantastike të mundshme. 
Pra, i luftoi me simbolikat e tyre, as 'armët' e veta s'i harxhoi, i luftoi demokratët në terrenin e tyre, me armët e tyre;

6. Për shkak se kundërshtarët i shndërron në 'karikatura'. 
Ne nuk qajmë, por qeshim me 'viktimat' e tij! Që do të thotë, se 'viktimat' e tij janë fajtore, e meritojnë Edi Ramën, ashtu siç e meritoni Ju;

7. Duhet ta votoni edhe një herë, sepse gjatë fushatës Edi Raka u soll si opozitë, ndërsa opozitën e nguli në 'qeveri teknike'.

8. E bëri punën që Lulzim Basha të futet në qeveri teknike me të, dhe t'i ndajë bashkë me të, ditët e fundit të qeverisjes së tij, pa fituar Lulzim Basha gjë që shihet me sy.
Dhe, ia doli ta shërojë Lulzim Bashën nga varësia me 'figurën atërore', Sali Berishën;

9. Sepse, ishte ideja e myslimanit Lulzim Basha që t'ua prishë myslimanëve festën e Bajramit me zgjedhje;

10. Ju thërras ta bëni edhe një herë Kryeministër, anipse mua s'më pëlqen, tamam puna me m'pëlqy, ama, jam në gjendje të bëhem objektive, dhe ta shoh 'të mirën' te njeriu i 'keq' dhe të 'keqen' te 'njeriu i mirë'!

11. E kam dobësinë më të madhe, njeriut të mençur ia toleroj edhe pak 'poshtërsi'. 
Thjesht, krejt çka më tërheq mbi këtë dhe, është dija dhe sharmi për ta shprehur dijen, të cilat këtij cinikut nuk i mungojnë.

Shpeshherë njerëzit zemërgur, dhe ata më të këqinjt janë më të mençurit dhe më të suksesshmit në këtë jetë.

12. Arsyeja e parafundit pse ju thërras 'ta votoni Edi Ramën' është se ky është i vetmi shqiptar mbi këtë tokë, i të gjitha kohëve, të cilit ia dëgjoj intervistat;

13. Dhe i urren pyetjet. Pyetjet janë shumë armiqësore (për mua)...sa herë më pyet dikush-diçka, më duket se më merr në pyetje, dhe kurrë askujt nuk i jap përgjigje, hiç, as nëse më pyet 'a ke pirë kafe'.

Edhe Edi Rama i urren pyetjet, prandaj i urren gazetarët.

'E vërteta' kurrë nuk zbulohet nga pyetjet
Nga del 'e vërteta', nëse jo nga pyetjet?
E vërteta kaherë nuk ka pikur nga qielli, 'e vërteta' krijohet, ndërtohet si shtëpia tull mbas tulle, varësisht nga situata, dhe përpunohet dhe rikrijohet 'e vërteta' edhe prej drurit e prej ngjyrave.

Me rëndësi është fitorja. Siç ka thënë Hitleri
'Në fund, fituesin askush nuk do ta pyes në e ka thënë të vërtetën'.

P.S. Frymëzuar nga shkrimi shumë i mirë i Berat Buzhalës 'Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër'!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një ditë para votimeve, Rama publikon një video me Zahon (VIDE0)
Ja kush është qytetari që do të votojë i pari nesër në gjithë Shqipërinë, të gjithë e dinë kujt do ia japë »
Article Logic
Execution time: 0.033215045928955
array(1) { ["section"]=> string(128) "shokon-gazetarja-shqiptare-nje-muaj-me-pare-tha-m-u-thafte-dora-qe-shkrova-per-ty-sot-ben-thirrje-publike-votoni-edi-ramen-83697" }