SHOKON ish-kreu i PD Elbasan, thirrje për VËLLAVRASJE dhe luftë civile: Ne nuk kthehemi mbrapsh, do e mbrojmë lirinë me TRUPAT TANË… (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 13:03 25-06-2019 SHOKON ish-kreu i PD Elbasan, thirrje për VËLLAVRASJE dhe luftë civile: Ne nuk kthehemi mbrapsh, do e mbrojmë lirinë me TRUPAT TANË… (VIDEO)

Aurel Bylykbashi, ish- kreu i PD Elbasan dhe ish-deputeti i PD u bën thirrje qytetarëve duke u shprehur i gatshëm për luftë civile e vëllavrasje më 30 qershor.

Ai thotë se nëse liria rrezikohet, do e mbrojnë me trupat e tyre.

"Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet të ketë një axhendë dhe objektiva të qarta, jo vetëm thjesht sensibilizim, jo vetëm thjesht mesazhe të qarta kundërshtarëve të Demokracisë dhe Lirisë ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen nq Elbasan pqr tq bërë takimin e rradhës. Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg qe mund të na kthejë nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!!

Nga ana tjetër është data 30. Ka shumë zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do te ketë lufte civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do te lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!!

Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia, historianët le të shkruajne më mbrapa, kishin të drejtë këta apo kishin të drejte ata.. Ne do të merremi me ngjarjen.

Ne qoftë se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!

Nuk jemi ketu se po luajmë politikisht, eshte shumë me e madhe kjo që po bëjmë, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do të na shtypin në punet tona, në bizneset tona, do të na pengojne lirinë e fjalës, ose do të largohemi nga Shqipëria!

Une kam zgjedhur të  jetoj në këtë vend, dhe ashtu sic kam bërë gjithë këtë kohë, do të luftoj me gjithë fuqinë e shpirtit. T’ua percjellim këtë mesazh gjithe qytetareve të Elbasanit!”, shprehet Bylykbashi i PD. ”, shprehet Bylykbashi i PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023144960403442
array(1) { ["section"]=> string(141) "shokon-ish-kreu-i-pd-elbasan-thirrje-per-vellavrasje-dhe-lufte-civile-ne-nuk-kthehemi-mbrapsh-do-e-mbrojme-lirine-me-trupat-tane-video-169684" }