Shokon Madonna me deklaratën e saj: Më përdhunuan në çati teksa më mbanin thikën në qafë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:23 15-12-2016 Shokon Madonna me deklaratën e saj: Më përdhunuan në çati teksa më mbanin thikën në qafë

Këngëtarja me famë botërore Madonna ka shokuar me deklaratën e saj, duke rrëfyer periudhën më të tmerrshme të jetës.

Diva e muzikës pop ka rrëfyer gjatë marrjes së çmimit ‘’Gruaja e Vitit’’, nga revista e njohur Billboard se është përdhunuar nën kërcënimin e armës kur ishte adoleshente.

“Kur u vendosa në New York isha adoleshente. Vitin e parë më kërcënuan me armë. Më pas më përdhunuan në çati gjersa më mbanin thikën në qafë. Më pas kam humbur të gjithë miqtë që kam pasur. Ata ndërruan jetë shkaku i sëmundjes së HIV/AIDS, drogës ose plumbave. Më mori shumë kohë derisa ta marr veten”, u shpreh ajo.

Këngëtarja e përfundoi fjalën e saj duke iu referuar seksizmit femëror duke thënë se femrat duhet të jenë gjithmonë vigjilente.

“Ata na mësojnë se duhet të jemi të bukura, të ëmbël dhe seksi, por ne nuk duhet të jemi shumë të zgjuara. Ju nuk duhet të keni një mendim personal. Mos i ndani fantazitë tuaja seksuale me botën”, përfundoi Madonna.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paparacët fotografojnë për herë të parë princ Harry-n dhe të dashurën e tij Meghan, çifti në momente romantike
Efekte në SnapChat? Tani edhe në Messenger-in e Facebook, mësoni sesi (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.016625881195068
array(1) { ["section"]=> string(93) "shokon-madonna-me-deklaraten-e-saj-me-perdhunuan-ne-cati-teksa-me-mbanin-thiken-ne-qafe-62766" }