Shokon mbarë botën Eliza Dushku: Jam përdhunuar seksualisht që prej moshës 12 vjeç ( DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:51 13-01-2018 Shokon mbarë botën Eliza Dushku: Jam përdhunuar seksualisht që prej moshës 12 vjeç ( DEKLARATA E PLOTË)

 Aktorja me famë ndërkombëtare Eliza Dushku ka tronditur mbarë botën me deklaratën e saj ku thuhet se është abuzuar seksualisht që prej moshës 12 vjeç. 

Aktorja thotë se abuzimi ka ndodhur 25 vjet më parë, gjatë xhirimeve të “True Lies” nga Joel Kramar.

Aktorja ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë. Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo kishte kundërshtuar. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36.

Detaje nga rrëfimi i Eliza Dushkut:

Kur isha 12-vjeçe, gjatë xhirmit të filmit “True Lies” ngacmohesha seksualisht nga Joel Kramer, një prej kordinatorëve të dublanteve. Që atëherë kam luftuar me mënyrën se si duhet ta thoja këtë dhe kur duhet ta thoja. Në atë kohë ia tregova prindërve të mi, dy miqve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë ngjarje tabu për ne, madje as unë.

Unë jam mirënjohëse për gratë që janë rrëfyer para meje këto kohët e fundit. Ato dhe lista e shumtë e femrave të përdhunuara më dhanë forcën për të folur. Ka qënë rraskapitëse ta mbaja brenda vetes gjithë këto vite. Mbaj mend se si 25 vite më parë Joel Kramar më bëri të ndjehem e veçantë dhe fitoi besimin tim dhe të prindërve. Mbaj mend se si më mori në dhomën e hotelit në Miami duke u thënë prindërve se do të më merrte për të notuar në pishinën e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, nisi të fikte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u zhduk në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe më tha:” Mos bëj sikur po fle”. Kur mbaroi tha se nuk duhet t’i tregonim askujt për këtë. Unë isha 12 vjeçe ai 36. Edhe pse u luta të mos e bënte ai nuk ndaloi.

Vite më parë dëgjova se Joel Kramar u zbulua dhe u detyrua të largohej nga biznesi. Kohët e fundit  mësova se në fakt ai ende punon në krye të industrisë. Disa javë më parë, gjeta një foto në internet të Kramar duke përqafuar një vajzë të re. Mora shkas dhe e tregova dhe me emër nga kjo gjë.

Hollywood ka qenë shumë i mirë për mua në shumë mënyra. Megjithatë, Hollywood dështoi të më mbrojë, një aktore fëmijë.

Ndarja e këtyre fjalëve me ju, sjell një fillim të ri për mua.

Eliza Dushku

Screenshot_6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E egër dhe ‘përvëluese’, Klaudia Pepa ‘i çmend’ të gjithë me këtë kërcim sensual (VIDEO)
Transformohet Klea Huta, nuk do e njihni me pamjen e re (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0040771961212158
array(1) { ["section"]=> string(106) "shokon-mbare-boten-eliza-dushku-jam-perdhunuar-seksualisht-qe-prej-moshes-12-vjec-deklarata-e-plote-106430" }