Shoku i ngushtë i mjekut të ndaluar nga policia: Si e njoh unë Helidonin, i ka shpërthyer një bombë në duar të sigurta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:33 18-09-2016 Shoku i ngushtë i mjekut të ndaluar nga policia: Si e njoh unë Helidonin, i ka shpërthyer një bombë në duar të sigurta

Lefter Ballabani, miku që e njeh qysh në fëmijëri doktor Helidon Klosin, të ndaluarin e policisë për humbjen e jetës së gruas dhe foshnjes së saj në matrnitetin “Koço Glozheni”, shkruan disa rreshta përmes të cilëve thotë se nuk di të justifikojë vdekjen e nënës dhe foshnjës së saj por do të thotë disa gjëra ashtu si duhen thënë.

“Unë e njoh Dr. Helidon Klosi (mjekun e ndaluar nga prokuroria për humbjen e jetës së një gruaje shtatëzënë). E njoh dhe pretendoj se e njoh mirë. I njoh familjen, prinderit. Jam rritur me të. Ai dhe familja e tij kanë qenë dhe janë shembull i qytetarisë, i njerëzisë dhe i profesionit. Të gjithë e njohin Dr.Klosin, babain e Helidonit që i shëronte pacientët e pashpresë. Njoh nënën e tij, një grua fjalëpak dhe familjare shembullore, fëmijët e së cilës shembëllenin në qytetin tim. E kush nuk i njeh ata, qoftë edhe me një kontakt të vetëm, që rrezatonin mirësi. Ja nga kjo familje vjen dr. Helidoni , i cili si profesionist i shkëlqyer dhe i aftë, fitoi besimin e shumë nënave e grave, të cilat edhe kur e mori Tirana si mjek të aftë shkonin tek ai dhe ai u shërbente përsëri. E njohin përveçese pacientët e tij edhe kolegët e tij dhe jam i sigurtë se ata janë të bindur, ndoshta edhe me fort se unë në profesionalizmin dhe aftësinë e tij si mjek”, shkruan Ballabani ndërsa rrëfen se i duket sikur mikut të tij i ka shpërthyer një bombë në duar të sigurta dhe që kurrsesi s’duhej të shpërthente.

“Nuk e di hollësisht se si ka ndodhur fatkeqësia e asaj gruaje dhe për këtë ndjej një dhembje të madhe, por kur mendoj se kjo i paska ndodhur dr. Helidonit më duket sikur befasisht ka shperthyer një bombë në duart e tij të sigurta e cila kurrrësesi nuk mund të shpërthente. Gjithsesi në jetë njeriut i ndodhin fatkeqësi që në çaste të caktuara nuk varen nga ai. Se jam i bindur po të varej nga ai, kurrë nuk do të ndodhte, sepse dr. Helidoni nuk është nga ata që të shikon nga duart e pastaj të të mjekojë. Jo, kam bindje për këtë. Por diçka ka ndodhur. Ka ndodhur ajo gjë që sipas meje nuk varet nga dr.Helidoni.

Mendoj se mënyra se si është organizuar sistemi ynë shëndetësor të çon pashmangshem në të tilla ngjarje të rënda. Po, po, këtë gjë mund ta pranojnë së pari vetë mjekët që hera-herës po bëhen viktima të pafaj, për hir të rrethanave në të cilat punojnë dhe sistemit jo të organizuar mirë në shëndetësi.

Kur shkruaj këto rreshta nuk e kam të lehte se me duket sikur dua të justifikoj vdekjen e një nëne dhe foshnjës së saj. Jo, kurrë. Më besoni për këtë! Por mendoj se është detyrë qytetare që ti themi gjërat ashtu siç janë, sepse ndihmojmë që ato të bëhen më mirë dhe të shmangim ngjarje të tilla të kobshme. Nuk e di, por nëse dr.Helidon Klosi akuzohet për neglizhencë e paaftësi, të paktën për mua dhe për ato/ata qe ai ka jetuar dhe punuar me to është një çudi e madhe, një e papritur që shkon deri në pabesueshmëri. ( Edhe nje herë dhimbje për jetët e humbura, por edhe vërtetësi për të gjallët e akuzuar)”, përmbyll miku i doktor Klosit.

Foto: Lefter Ballabani

ssss.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026215076446533
array(1) { ["section"]=> string(122) "shoku-i-ngushte-i-mjekut-te-ndaluar-nga-policia-si-e-njoh-une-helidonin-i-ka-shperthyer-nje-bombe-ne-duar-te-sigurta-53292" }