Shokuese, e gënjeu me karficë flokësh, shqiptari përdhunon vajzën 6-vjeçare

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 10-08-2018 Shokuese, e gënjeu me karficë flokësh, shqiptari përdhunon vajzën 6-vjeçare Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka shokuar njerëzit pasi një shqiptar 56 vjeç ka përdhunuar një vajzë 6-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos në Greqi.

Mediat greke raportojnë se 56-vjeçari e kishte gënjyer vajzën e vogël me një karficë flokësh, më pas e kishte dërguar në banjo, ku dhe e kishte përdhunuar.

Ngjarja u denoncua nga vetë prindërit e vajzës, pasi 6-vjeçarja ia kishte treguar së motrës ngjarjen e rëndë.

Sipas burimeve mësohet se 56-vjeçari jeton vetëm disa blloqe larg shtëpisë së të miturës. Ai është i martuar dhe është gjithashtu babai dy djemve.

Shqiptari i vënë nën pranga, pritet që shumë shpejt të dalë përpara trupit gjykues për përdhunimin e të miturës. Mbi të rëndon dhe një akuzë tjetër pasi fqinjët e kanë denoncuar si njeri shqetësues dhe të alkolizuar.

Sakaq 56-vjeçari emri i të cilit ende nuk bëhet me dije mohon akuzat duke u shprehur se po e akuzojnë për diçka që nuk e ka bërë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0048558712005615
array(1) { ["section"]=> string(80) "shokuese-e-genjeu-me-karfice-flokesh-shqiptari-perdhunon-vajzen-6-vjecare-130721" }