Shoqata Çamëria reagon pas varrimit të Kacifës: Shqiptarët s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e atdhe

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 08-11-2018 Shoqata Çamëria reagon pas varrimit të Kacifës: Shqiptarët s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e atdhe

Pas varrimit të minoritarit grek Konstandinos Kacifa, i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat ka reaguar Shoqata Çamëria.

Shoqata Çamëria ka dënuar qetësinë e autoriteteve shqiptare përballë shpërthimit të “vorioepirotizmit” duke i quajtur pa dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha pa atdhe.

REAGIMI I PLOTË I SHOQATËS:

Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?
Qëndrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe. Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek.

Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarja në Bularat, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Dënojmë me forcë ekstremizmin dhe parrullat antishqiptare
Organizuan protesta në Bularat, Vangjel Dule takon ekstremistët e arrestuar »
Article Logic
Execution time: 0.045832872390747
array(1) { ["section"]=> string(103) "shoqata-cameria-reagon-pas-varrimit-te-kacifes-shqiptaret-s-kane-dinjitet-burreri-aftesi-e-atdhe-140800" }