Shoqata e Hidrokarbureve: Për çmimin e lartë të naftës e kanë fajin taksat

Publikuar tek: ekonomi, më 16:34 19-01-2015 Shoqata e Hidrokarbureve: Për çmimin e lartë të naftës e kanë fajin taksat

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp për ‘’keqinformimin’’ e publikut që sipas saj po bëhet për çmimin e naftës. Thënë nga shoqata, çmimi i lartë nuk është çështje monopolesh, por taksash.

 

‘’Tregu ynë i karburanteve ka reaguar në mënyrë koherente pasqyrën në ulje të çmimit të karburanteve, por çmimi i karburanteve si dhe i çdo produkti tjetër nuk varet vetëm nga ulja ose ngritja në tregun ndërkombëtar, por edhe nga niveli i taksimit që aplikon çdo vend, stabiliteti i monedhës vendase, modeli ekonomik që aplikohet në organizimin e tregjeve si dhe konkurueshmëria e tregut.  Meqë të keqinformuar, ose me dashje disa burime opinioni mendojnë se tregu ynë nuk reagon për arsye se mungon konkurenca, ju shpjegojmë se tregu në këtë sektor ka një konkurueshmëri më të lartë se çdo treg tjetër në vend. ‘’, bën me dije shoqata.

 

Por tjetërkund, sipas shoqatës, është shkaku i çmimit të lartë të naftës krahasuar me rajonin. ‘’Faktori i dytë që përcakton çmimin, që është faktori kosto për ta krahasuar me rajonin, shohim të aryeshme të shpjegojmë se në krahasim me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe më gjërë jemi i vetmi vend që në çmimin e karburantit shtohen 3 (tre) taksa: Taksa e Qarkullimit 27 Lekë/Litër , Taksa e Karbonit 3 Lekë/Litër dhe Taksa e Markimit 1 Lekë/Litër. Po kështu niveli i TVSH-së që aplikohet mbi qarkullimin e karburantit në Kosovë është 16%, në Maqedoni 18% dhe në Mal të Zi 19%. Vetëm nga këta dy faktor çmimi i naftës në Shqipëri rritet mesatarisht 42 Lekë/Litër. Sqarojmë se në qoftë se këto 3(tre) taksa dhe TVSH-ja do ishin në të njëjtin nivel me vendet fqinje, ne do ishim mesatarisht me çmim 7 Lekë/Litër më lirë se rajoni’, argumenton Shoqata e Hidrokarbureve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034775018692017
array(1) { ["section"]=> string(77) "shoqata-e-hidrokarbureve-per-cmimin-e-larte-te-naftes-e-kane-fajin-taksat-952" }