Shoqata e Transportit kërkon rritje të çmimit të biletës, shkak kostot e larta

Publikuar tek: ekonomi, më 18:42 10-10-2016 Shoqata e Transportit kërkon rritje të çmimit të biletës, shkak kostot e larta

Shoqata e Transportit në Tiranë kërkon sërish rritje të çmimit të biletës së urbanit. Kjo kërkesë vjen si shkak i zgjatjes së linjave drejt periferive dhe shtimit të kostove. Sipas tyre shpenzim nuk mbulohen nga indeksimi i çmimit të një viti më parë që bëri bashkia e Tiranës.

 “Rritja e fluksit nuk është propocionale me rritjen e kostos së shërbimit për arsyen e shërbimit, lind nevoja e rishikimit të çmimit të biletës, premtim i kryetarit të bashkisë, bashkia kërkon rinovim të flotës por ne kemi kërkuar 10 vite që të marrim financimet e duhura, ”-tha Alush Lame, kreu i shoqatës së Transportit.

Shoqata e Transportit kërkoi rritje të lejes nga 5-10 vite që investimi i tyre të jetë i sigurt. Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës ka pranuar problemet me linjat urbane.

"Transporti në Tiranë ka strukturë kaotike. Licenca të shumta nga komunat dhe bashkia dhe organizim kaotik dhe miksim i transportit publik me atë privat. Deri në fund të vitit do të vijojë kjo situatë për shkak të rikonceptimit me faza. Linjat janë rikonceptuar me frekuenca orare, autobus me kapacitet të lartë, në përfundim të fazës në fillim të 207, nr i autobusëve nga 203 në 290 autobusë dhe mjete me kapacitet të lartë”,- tha ai.

Deklarata publike e bërë për herë të parë pritet të konkretizohet dhe t’i shkojë zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02577805519104
array(1) { ["section"]=> string(83) "shoqata-e-transportit-kerkon-rritje-te-cmimit-te-biletes-shkak-kostot-e-larta-55714" }