Shoqata e Transportit: Nga 1 janari nuk ka shërbim urban

Publikuar tek: politike, më 14:12 28-12-2015 Shoqata e Transportit: Nga 1 janari nuk ka shërbim urban

Përfaqësuesit e transportit publik janë takuar sot me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku për të diskutuar në lidhje me rritjen e çmimit të biletës.

Përfaqësuesit kanë kërkuar ndryshim në çmimin e biletës së transportit publik dhe gjatë një prononcimi për media në përfundim të takimit, janë shprehur se nësë nuk ndryshon çmimi, nga data 1 janar nuk do të ketë asnjë mjet transporti.

Shoqata e Transportit ka kërkuar edhe më parë ritjen e çmimit të biletës në 70 lekë, por është kundërshtuar fort nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. 

Nën-kryetari, Mazniku tha se nuk mund të ketë diskutime për rritje çmimi nëse nuk plotësohen disa kushte në transportin publik, si rritja e cilsëisë së shërbimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02545690536499
array(1) { ["section"]=> string(61) "shoqata-e-transportit-nga-1-janari-nuk-ka-sherbim-urban-28718" }