Shoqërimi në Prokurori i Artan Hoxhës për nxjerrjen e sekretit, shpërthejnë gazetarët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:26 16-09-2016 Shoqërimi në Prokurori i Artan Hoxhës për nxjerrjen e sekretit, shpërthejnë gazetarët

Mbrëmë, gazetari investigativ Artan Hoxha është shoqëruar nga studio e televizionit direkt e në Prokurori. Menjëherë pas përfundimit të emisionit “Opinion”, gazetari është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shoqërimi i Hoxhës dyshohet të ketë lidhje me dëshmitë e tij gjatë emisionit të sotëm "Opinion", në lidhje me informacionet për pilotin e avionit  të rrëzuar dje në Ishëm të Durrësit apo edhe me deklaratat për vrasjen e informatorit që e çoi në parcelën me kanabis disa muaj më parë në Devoll. Shoqërimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gazetari u lirua pas disa orësh ndërsa i sekuestruan celularët nën cilësinë e provës materiale.

Sakaq menjëherë, kanë reaguar gazetarët duke ironizuar me tone të forta sarkastike atë që ndodhi.

Unioni i Gazetareve Shqiptare:

Pas emisionit "Opinion" ne TV Klan, gazetari investigativ Artan Hoxha eshte njoftuar zyrtarisht se duhet te paraqitet ne organin e akuzes per disa sqarime.
Kolegu Hoxha eshte paraqitur nen shoqerine e kolegeve prane ketij institucioni, nderkohe qe nuk ka njoftime zyrtare per arsyen per te cilen eshte shoqeruar ne Prokurori.
Zyra e shtypit e Unionit te Gazetareve Shqiptare eshte ne pritje te sqarimit zyrtar te arsyes perse eshte shoqeruar kolegu yne, nderkohe qe deri sa te behen te njohura arsyet, konfirmon se organizata jone profesioniste eshte e shqetesuar nga ky shoqerim nate i gazetarit ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Per kete arsye, bejme me dije se shqetesimi yne po percillet edhe prane autoriteteve ligjore dhe organizmave qe monitorojne dhe mbrojne lirine e fjales dhe te medias ne vend dhe ne Bote.

Erl Murati, kryeredaktor GSH:

Paradokset e mesnatës: Lirohet piloti italian që rrëfeu me gojën e vet se do trafikonte 200 kg drogë dhe shoqërohet në prokurori Artan Hoxha ‘për nxjerrje të sekretit’ që piloti do trafikonte 200 kg drogë.

Basir Çollaku:

Kur nuk ndalon avionet e droges do ndalosh Tanin te flase, po sekreti kishte rene permbys ne Ishem..

Anila Basha, drejtore e newsbomb:

Mendoja se fakti që do të kishte reformë ne drejtësi do të kishte cuar sadopak në reflektimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Po jo. Duket se thirrja në prokurori në mesnatë mbrëmjen e djeshme të gazerarit Artan hoxha ka nje gjë të dyshimtë. Tani do na e sqarojë sot në mëngjes situatën. Ju mirë është të gjeni historinë "shqiptaro-italiane" të trafikut. Se gazetarët s'kanë nga dy range rover e bizhu nga 5000 euro ndaj mos i tmerro natën o zoti prokuror....

Më poshtë edhe reagimi i Tedi Blushit, GSH:

 

{gallery}Tani{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022493839263916
array(1) { ["section"]=> string(90) "shoqerimi-ne-prokurori-i-artan-hoxhes-per-nxjerrjen-e-sekretit-shperthejne-gazetaret-53067" }