Shorti për anëtarët e KED, goglat përcaktojnë emrat e parë

Publikuar tek: politike, më 10:58 07-12-2017 Shorti për anëtarët e KED, goglat përcaktojnë emrat e parë

Ka nisur hedhja e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja po mbahet në kryesinë e kuvendit nga Vasilika Hysi.

Shorti është ndarë në disa faza.

NGA GJYKATA E LARTË

Kandiduan 8 persona nga të cilët u zgjodh anëtar Artan Broci dhe zëvendës-anëtar Shkëlzen Selimi.

NGA PROKURORËT

Në kushtet kur për këtë pikë ka patur vetëm një kandidat, e zgjedhura është Rovena Gashi.

Hysi tha se sipas ligjit zgjidhet një anëtër nga Prokuroria dhe nuk mund të zhvillohet më tej procesi pasi për këtë short ka patur vetëm një kandidaturë.

NGA ZYRA E PROKURORËVE, GJYKATA E APELIT 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për për prokurorët pranë gjykatave të e Apelit. U zgjodh Gentian Ternova dhe Fatjona Mecaj, si dy kandidatutrat e vetme të propozuara. 

NGA KUSHTETUSJA ANËTAR NË KED 

Edhe nga lista e Gjykatës Kushtetuese u zgjodhën dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe një anëtare zëvendësuese.

Besnik Ymeraj dhe  Altina Xhoxhaj

Vitore Tushaj është zgjedhur anëtare zëvendësuese  

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet letra, ja kush e ka bllokuar kryeprokurorin e ri
Propozimi i Ramës për kryeprokurorin, reagon Basha, ja si i përgjigjet ftesës për dialog »
Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648
array(1) { ["section"]=> string(64) "shorti-per-anetaret-e-ked-goglat-percaktojne-emrat-e-pare-102264" }