Shpallen fitueset “Gruaja e Vitit 2015”

Publikuar tek: kulture-art, më 10:43 14-01-2016 Shpallen fitueset “Gruaja e Vitit 2015” Foto-montazhi: Olti Curri

Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, ka bërë  publike fitueset e Vlerësimit Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015″ në Shqipëri.

Çmimi “Gruaja e vitit 2015” në politikë, është fituar nga demokratja Grida Duma, Kordinatorja për Marëdhëniet me Publikun në PD. Grida Duma mori 1743 vota ose 39 % të 4431 votave të dhëna për gratë në politikë.

Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Media shkoi për Eni Çobanin, Ndërmjetëse – Drejtuese e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ në Televizionin Klan, në programin “E Diela Shqiptare”, (697 vota, ose 23 % e 3002 votave të dhëna për gratë në media).

Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Shoqëri Civile, shkoi për Flutura Xhabijen, Drejtuese e Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare ( 753 vota, ose 24 % e 3059 votave të dhëna për gratë në shoqëri civile).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur nisën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të? Historiani Koçi zbulon momentin e parë
Shqiptarët zihen për Enedën, shumica zgjedh me votim irlandezin si të preferuarin e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.014037132263184
array(1) { ["section"]=> string(43) "shpallen-fitueset-gruaja-e-vitit-2015-29963" }