Shpallet çmimi Kadare, 10 mijë euro për fituesin

Publikuar tek: kulture-art, më 15:18 18-09-2015 Shpallet çmimi Kadare, 10 mijë euro për fituesin

Është prezantuar dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës çmimi letrar “Kadare”. Ky çmim, i cili ka marrë edhe bekimin e shkrimtarit të madh të letrave shqipe, do i akordohet prozës shqipe dhe, që tani ka hapur thirrjet ku mirëpriten të sjellin dorëshkrimet autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Çmimi do të akordohet në fundjavën në prag të hapjes së Panairit të Librit në mes të muajit nëntor dhe mban vlerën e 10 mijë eurove për fituesin, vlera më e lartë aktualisht për çmimet letrare që akordohen në vend.  "Letërsia është kapriçioze në çmime", është i mendimit avokat Spartak Ngjela, ndërsa përgëzoi idenë e çmimit “Kadare”, çmimi më i ri letrar, i cili u prezantua ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Në këtë ceremoni prezantimi merrnin pjesë emra të njohur nga bota e letrave, akademikë e gazetarë. Ky çmim, i cili ka marrë edhe bekimin e shkrimtarit të madh të letrave shqipe, do i akordohet prozës shqipe dhe që tani ka hapur thirrjet ku mirëpriten të sjellin dorëshkrimet autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Çmimi do të akordohet në fundjavën në prag të hapjes së Panairit të Librit në mes të muajit nëntor dhe mban vlerën e 10 mijë eurove për fituesin; vlera më e lartë aktualisht për çmimet letrare që akordohen në vend.

Në vite të tjera ky çmim do të jepet në javën e parë të muajit maj, në Ditët Letrare të Razmës. Bashkë me këtë çmim u promovua edhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Çmimi Kadare lindi si një ide për të sjellë një emër të madh që prodhon letërsi të madhe shqipe.

“Nënë Tereza dhe Ismail Kadare janë dy figura me rezonancë botërore dhe kjo i bën nder Universitetit Europian të Tiranës, pasi janë të parët që japin një çmim të tillë”, – u shpreh Spartak Ngjela gjatë ceremonisë. “Unë mendoj që është një hap përpara për letërsinë që dallon se është në krizë fermentimi. Të gjitha shoqëritë kështu e kalojnë letërsinë. Vjen një fazë pas krizave të mëdha që letërsia është në krizë fermentimi. Shpresojmë që kjo shkrepësja juaj të ndezë një zjarr normal për letërsinë. Besoj se ju pas 15-20 vitesh ndoshta keni bërë një përzgjedhje të mirë të letërsisë shqipe, por se si do ta saktësoni statutin tuaj, nuk e di. Ju uroj suksese dhe ju presim të jepni çmimin e parë”, – përfundoi avokat Ngjela.

Motivet se pse ky çmim do të akordohet vetëm për letërsinë artistike, themeluesit e shpjegojnë me faktin se vetë Kadare njihet në radhë të parë si romancier, edhe pse ka ka shkruar edhe eseistikë, ku ndër më të njohurat janë “Dantja i pashmangshëm”, “Eskili ky humbës i madh”, “Mosmarrëveshja” etj. Nëse eseistika  do të jetë kadareane, themeluesit mendojnë se mund të përfshihet në çmim,  në vitet e ardhshëm.

 -Çmimi “Kadare” do të akordohet nga Fondacioni Mapo në muajin nëntor

-Vitet e ardhshme do të akordohet në fillim të majit, gjatë aktivitetit “Ditët Letrare të Razmës”

-Pranohen vetëm vepra shqip në dorëshkrim

-Aplikimet janë të hapura deri më 31 tetor

Juria

Artur Zheji

Alfred Lela

Gilman Bakalli

Henri Çili

Ylljet Aliçka

Preç Zogaj

Rudolf Marku

Virgjil Muçi

Vlera monetare

10 mijë euro

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cili do të jetë fati i Muzeut të Rilindjes sonë kombëtare?
“Oj e bukura More”, kënga që e këndojmë si himn arbëresh, por që në fakt është për ditën e të vdekurve, zbardhet historia »
Article Logic
Execution time: 0.17821717262268
array(1) { ["section"]=> string(53) "shpallet-cmimi-kadare-10-mije-euro-per-fituesin-21103" }