Shpallet 'Mbretëresha e Muzikës Shqiptare', ZBULONI KUSH ËSHTË

Publikuar tek: kulture-art, më 16:50 25-01-2018 Shpallet 'Mbretëresha e Muzikës Shqiptare',  ZBULONI KUSH ËSHTË

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara ka shpallur mbretëreshë të muzikës shqiptare Merita Halilin. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizata dhe ky trofe do t’i jepet këngëtares së mirënjohur në 3 mars, në Battery Gardens.

Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë.

Merita Halili ka lindur në Tiranë, dhe debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16-vjeçare në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar dhe si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike. Ajo u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora. Në korrik 1995, Merita me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën e tyre erdhën në SHBA dhe u vendosën në zonën e Nju Jorkut dhe Neë Jersey. Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin "Ambasadore e Kombit" dhe "Mjeshtre e Madhe".

529144-351175528316437-429522789-n-c1200x600.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 30 qytetet më të bukura në EVROPË/ BERATI, i dyti në listën e vendeve që duhen parë
Viti i Skënderbeut, ja ekspozita e rrallë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.018970012664795
array(1) { ["section"]=> string(66) "shpallet-mbreteresha-e-muzikes-shqiptare-zbuloni-kush-eshte-107913" }