Shpallet në kërkim nënprefekti i Tiranës, kush është zyrtari që abuzoi me pronat në bregdet

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 14-11-2017 Shpallet në kërkim nënprefekti i Tiranës, kush është zyrtari që abuzoi me pronat në bregdet

Fatos Kaja, ish-zyrtari i komunës Kryevidh, aktualisht nënprefekt i qarkut Tiranë është shpallur në kërkim.

Kjo ka ardhur me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë në vijim të hetimeve për dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si dhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në lidhje me këto hetime, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të cilët dyshohet se janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës përsa i përket ndarjes së tokave.

“Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

 601120_484791874970205_780450961_n.jpg

Screenshot_8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028738975524902
array(1) { ["section"]=> string(96) "shpallet-ne-kerkim-nenprefekti-i-tiranes-kush-eshte-zyrtari-qe-abuzoi-me-pronat-ne-bregdet-99542" }