Shpallet projekti fitues, ja se si do të duket ishulli në lumin Osum

Publikuar tek: kulture-art, më 15:50 27-05-2015 Shpallet projekti fitues, ja se si do të duket ishulli në lumin Osum

Janë shpallur sot tre fituesit e konkursit për projektin e ishullit në lumin Osum. “Surpriza e këtij konkursi është përzgjedhja si një nga tre projektet fituese të Felixx, William Veerbeek, në bashkëpunim me Universitetin Polis. Edhe pse arkitekti i njohur Besnik Aliaj është pozicionuar kundër qeverisë në fushatën zgjedhore, duket se kryeministri Rama nuk ka bërë diskriminime apo selektime i nxitur nga politika.

Pas prezantimit publik të projekteve të 12 skuadrave, juria e përbërë nga përfaqësues të planifikimit urban, projektimit, politikës si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, shpalli ekipet fituese.

Vendi i parë: “UNLAB, OPENFABRIC, CoRDA”,

Vendi i dytë: “Felixx , William Veerbeek UNESCO-IHE, Polis University

Vendi i tretë: “KWY,YellowOffice, Jan Bünnig, Studio PS96, Elian Stefa

Fituesit u përzgjodhën bazuar në kriteret e qartësisë së projektit, përbërjes profesionale të skuadrës dhe metodologjisë së propozuar.

Projektet fituese të këtij konkursi ndërkombëtar ishin:

Në vend të parë u përzgjodh studioUNLAB, OPENFABRIC, CoRDA” .

Lumi është elementi kryesor në qendër të projektit. Varësia e ishullit të Osumit ndaj lumit është aq e madhe sa vështirë të përcaktosh formën e ishullit që ndryshon vazhdimisht në varësi të nivelit të ujit. Në propozimin e saj, skuadra paraqet një sistem që eliminon rreziqet dhe dobësitë, duke zhvilluar identitetin kulturor dhe rekreativ të ishullit.

Vendi i dytë:Felixx, William Veerbeek UNESCO-IAL, Universiteti POLIS”.

Propozimi i studios Felixx,William Veerbeek UNESCO-IAL, Universiteti POLIS, ishte zhvillimi ishujve të lumit të Beratit, në mënyrë që të krijohet një rrjedhje më e mirë e lumit në çdo stinë. Propozohet një sistem i ri i strukturave në shtratin e lumit, i cili shkakton një erozion të kontrolluar dhe depozitimin e sedimenteve të lumit, për të krijuar një zhvillim relativisht të qëndrueshëm.

Vendi i tretë:KWY,Yellow Office, Jan Bünnig, Studio PS96, Elian Stefa

Me projektin “Panorama e Osumit”. Ishulli konceptohet si vendi ku natyra dhe zhvillimi urban bashkohen me njëra-tjetrën, ku njerëzit bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërtimet zaptojnë kalanë e Krujës, revoltohet Lame: Atë që i bëmë Krujës në 20 vjet, nuk ia bënë dot 2 sulltanë
Eliza Dushku: Do arrijmë t’i tregojmë botës se kush janë shqiptarët (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021785974502563
array(1) { ["section"]=> string(73) "shpallet-projekti-fitues-ja-se-si-do-te-duket-ishulli-ne-lumin-osum-12091" }