Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes

Publikuar tek: rajon, më 07:40 08-11-2018 Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës në Kosovë, Shpend Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje.

 

"Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu”, tha Shpend Ahmeti për klan kosova.

Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës nuk është shkarkuar, por ai përmes një statusi në Facebook tha se do të bisedoje me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende Drejtor në komunën e udhëhequr nga Ahmeti.

Rugova shtoi se ka pak gjasa të vazhdojë punën në komunën e Prishtinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensionet për mallrat, reagon Haradinaj: Nëse Serbia nuk ndryshon qasje tarifa do të rritet përsëri
Presidentët Thaçi dhe Vuçiç takohen sot për dialogun Kosovë-Serbi »
Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812
array(1) { ["section"]=> string(58) "shpend-ahmeti-shkarkon-dy-drejtore-te-vetevendosjes-140694" }